Panorama (Albania)

Jemi 5 milionë kundër taksës së Rrugës së Kombit”

Vasili: Rama vulgar, krahasoi popullin me organin gjenital

- Petrit Vasili

Kryetari i Grupit të LSIsë, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të refuzojë mbledhjet e qeverive të përbashkët­a me Edi Ramën, pas vendimit për të vendosur tarifë për kalimin në Rrugën e Kombit. Sipas Vasilit, taksa ka ngjallur reagimin negativ në Kosovë. Sipas tij, kjo taksë nuk duhet të nisë të zbatohet dhe se kundër saj janë 5 milionë shqiptarë. “Pra, një taksë e cila ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Pyetja e madhe është: ç’bën ky Kryeminist­ri i Shqipërisë, që bën këto mbledhje spektakola­re? Për çfarë flasin? Për çfarë komunikojn­ë? Rasti i taksës ishte për të dhënë të kuptohej edhe njëherë që këto mbledhje kanë qenë një shou, nuk kanë sjellë asgjë. Unë do t’u bëja dhe një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës mos t’i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar dhe qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht dhe vetëm shou- n e Edi Ramës, i cili përveç se shou nuk prod- hon asgjë tjetër, por të jemi konkret në gjërat që bëjmë. Cili është përfundimi? Përfundimi është ky: kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin kurrsesi. Tanimë janë 5 milionë shqiptarë që reagojnë kundër kësaj takse”, ka thënë dje Vasili. Duke folur për thirrjet për protesta, kreu i grupit të LSIsë tha se kjo forcë do t’i mbështesë, por nuk do t’i udhëheqë ato. Ai komentoi dhe deklaratat e Ramës, i cili, sipas tij, krahasoi qytetarët me organet gjenitale mashkullor­e. “Protesta që është paralajmër­uar është një protestë e drejtë. Ne e mbështesim, nuk e udhëheqim këtë protestë. Është protestë e qytetarëve, se qytetarët janë të dëmtuarit kryesorë. Ju e keni dëgjuar që për fat të keq, ky Kryeminist­ër i pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e Parlamenti­t dje, duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor”, ka thënë dje Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania