Panorama (Albania)

“Rrugën e Kombit? Të varfrit të marrin autobusin”

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama ka paralajmër­uar drejtorët e Zyrave të Punës në 61 bashkitë e vendit se, në rast se nuk do të arrijnë objektivat për të punësuar personat që kanë bërë trajnime profesiona­le, atëherë do të pushohen ata nga puna.

Gjatë një tryeze në Zyrat e Punës, Kryeminist­ri tha dje se vetëm në muajin mars të këtij viti janë punësuar 1396 persona. Ndërkohë që objektivi brenda vitit është që të punësohen 25 mijë persona, kryesisht ata që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, por që janë të aftë për bërë punë. “Për këtë arsye janë vendosur në mënyrë precize edhe objektivat për çdo zyrë pune në të 61 bashkitë e Republikës dhe për çdo drejtor dhe punonjës, objektiva, të cilat do të maten çdo muaj. Kush do të përmbushë objektivin, do të vazhdojë punën, kush nuk përmbush objektivin, do t’i hapë krahun dikujt tjetër që të vijë dhe të përmbushë objektivin. Mbi bazën e këtyre objektivav­e është vendosur edhe shënjestra e 25 mijë të punësuarve, që janë të regjistrua­r si punëkërkue­s të papunë, në zyrat e punës, nga zyra e punës. 25 mijë njerëz që kanë dalë nga ndihma ekonomike, apo jo dhe që janë të gatshëm të punojnë, duhet të hyjnë në punë vetëm nga zyrat e punës. Është plotësisht e realizuesh­me. Muaji mars na e tregon këtë”, ka thënë dje Rama.

PAGESAT Për shefin e qeverisë do të paguhen të gjithë personat që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të aftë fizikisht për punë. Ai tha se

Vendimi për të vendosur tarifë për përdorimin e Rrugës së Kombit ka ngjallur mjaft reagime në faqen e kryetarit të qeverisë. Shumë qytetarë e kanë kundërshtu­ar këtë tarifë, por dhe Rama nuk u është kursyer në përgjigje. “Edhe i varfër edhe me veturë, nuk bashkohen të dyja këto zotëria juaj! Kush është i varfër merr autobusin e nuk paguan asgjë, se ia mbulon kompania, ndërkohë që kush udhëton shpesh me veturë nga Kukësi do ketë edhe mundësinë e kartave abone me çmime të reduktuara. Më mirë ta mirëmbajmë rrugën apo ta lemë të behet e papërdorsh­me? Unë them ta mirëmbajmë dhe si kudo në botë, kush e përdor do kontribuoj­ë”, shkruan Rama. këta persona do të paguhen për t’u trajnuar sa gjysma e pagesës së papunësisë, por që ata të përfitojnë një profesion. “Janë 10 mijë mundësi, 10 mijë njerëz që duan të punojnë dhe që në momentin e parë refuzohen nga punëmarrës­it për shkak se nuk kanë aftësinë për punë, në kuptimin jo fizik, por në kuptimin teknik profesiona­l i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do t’i paguajmë ata, të cilët duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për ta marrë punën, të trajnohen. Do t’i paguajmë e do t’i paguajmë me më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do t’i paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë faktikisht me atë që marrin mesatarish­t të gjithë nga ndihma ekonomike. Që do të thotë që, në vend që të rrinë në shtëpi, në vend që të rrinë të presin që puna t’ju vijë te shtëpia, mund të marrin pagesën e të shkojnë të trajnohen, qoftë në qendrat e trajnimit profesiona­l, qoftë pranë kompanive me të cilat do të bëhen marrëveshj­e në bazë të nevojave të kompanive”, ka thënë Kryeminist­ri. Duke folur për drejtuesit e zyrave të punës, Rama i paralajmër­oi që të trokasin në dyer të kompanive dhe të mundësojnë realizimin e objek- tivave. “Jam shumë i bindur që duke ecur kështu, patjetër do të ketë dhe “dëshmorë”, në kuptimin e atyre që drejtojnë zyrat në rast se nuk plotësohen objektivat, por do të realizojmë objektivin madhor të 25 000 të punësuarve vetëm nga zyrat e punës, duke u fokusuar te njerëzit më në nevojë, por jo vetëm, sepse nuk është se zyrat e punës punësojnë vetëm njerëz që marrin paga të ulëta, por punësojnë dhe njerëz që marrin paga më të larta ose paga të larta”, ka thënë Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania