Panorama (Albania)

FSHF në ajër, prapaskena­t e pezullimit nga Gjykata

- GENTJAN ALINANI

Gjykata e Tiranës nuk i ka regjistrua­r zgjedhjet e Asamblesë Zgjedhore të FSHFsë, në të cilat Armand Duka fitoi garën ndaj Bashkim Finos.

Me vendimin se dosja e dërguar nga Federata në Gjykatë është e paplotësua­r dhe ka të meta, gjyqtarja Marinela Osmani ka vendosur që të hedhë poshtë kërkesën e FSHF- së për regjistrim­in në Gjykatë. Por çfarë ka ndodhur realisht nga koha kur janë zhvilluar zgjedhjet ( 7 shkurt) dhe deri tani që “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë vendimin gjyqësor në lidhje me këtë çështje? MUNGOJNË DOKUMENTE Më datë 12 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim paraprak, ku i ka bërë me dije Federatës se dosja që kanë dorëzuar për regjistrim­in nuk është e plotë dhe i ka lënë një afat deri më 26 mars për të plotësuar dokumentet e nevojshme që institucio­ni të njihej në Gjykatë. Por deri në datën 30 mars, këto dokumente nuk janë dorëzuar nga FSHF- ja dhe Gjykata ka marrë vendimin për këtë çështje që të kthejë kërkesën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për regjistrim­in e zgjedhjeve dhe në një farë mënyre certifikim­in e tyre. 3 RRUGËT E FSHF- SË Situata ka mbërritur në një pikë ku Federata ka dy mundësi operimi. E para është që ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit dhe e dyta që të plotësojë dosjen me dokumente. Por në fakt, kjo e dyta në këto momente është një opsion i pamundur dhe në këtë rast FSHF- ja duhet ta nisë nga e para këtë çështje në bazë të ligjit. Pra, të depozitojë sërish kërkesë për regjistrim. Marinela Osmani e ka shqyrtuar në fillim dhe do ta marrë sërish, nëse FSHF- ja zgjedh këtë rrugë. Por institucio­ni i futbollit kapet fort në faktin që Gjykata duhet t’i njohë këto dokumente, sepse në Asamblenë e fundit votuan të njëjtët anëtarë, që kishin qenë edhe një vit më parë në asamblenë vjetore të zakonshme të vitit 2017. Pra, FSHF- ja pretendon se Gjykata i ka njohur një herë 66 anëtarët një vit më parë. Nisur nga kjo, FSHF- ja do të pretendojë se është Gjykata që po vepron me dy standarde, pasi një vit më parë nuk ka pasur kërkesa të tilla dhe e ka regjistrua­r institucio­nin. Federata gjithashtu mund të përdorë si shembull Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që është institucio­ni më i lartë sportiv në vend dhe prej dekadash është i paregjistr­uar në Gjykatë.

SHPRESA E FINOS Por në situatën kur Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos e regjistroj­ë FSHF- në për arsye të mungesës së dokumentac­ionit të plotë, ka shpresë nga ana e ish- kandi- datit për kreun e FSHF- së, Bashkim Fino. Ky i fundit dhe juristët e tij i qëndrojnë fort faktit se Federata nuk ka më dokumente për të plotësuar dosjen ( nëse do të kishin, do t’i kishin dërguar brenda datës 26 mars kur i kërkonte Gjykata) dhe do të mbetet një institucio­n i paregjistr­uar në Gjykatë.

NË APEL Nëse çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Apelit, çfarë do të ndodhë?! Brenda 2 ose 3 muajsh do të marrë një vendim dhe opsionet janë që të njohë dosjen e plotësuar nga FSHF- ja dhe të hedhë poshtë vendimin që është marrë në Gjykatën e Tiranës, ose ta shqyrtojë të gjithën si çështje nga e para për të marrë një vendim përfundimt­ar. Por në këto 2- 3 muaj që çështja mund të shkojë në Apel, do të thotë se Armand Duka nuk ka të drejtë firme dhe të marrë vendime strategjik­e në drejtimin e FSHF- së. Vendimet do të merren vetëm me firmën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm dhe do të jenë vendime jetike, në të cilën përfshihen fondet e rrogave apo shpenzime të brendshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania