Panorama (Albania)

Mblidhet Senati Akademik i UT, miratojnë pagat e tyre

“20 mijë lekë për çdo mbledhje. Vendimi final në dorë të bordit”

-

Me marrjen në dorë të financave të universite­tit, siç parashikon ligji i ri i arsimit, tashmë është bërë e udhës që si bordi, ashtu edhe senati, të vetëcaktoj­në pagesën që duhet të marrin për pjesëmarrj­en në mbledhje. Në të dytën mbledhje për këtë vit akademik, janë marrë disa vendime me rëndësi. Në rend dite kanë qenë shqyrtimi i planit buxhetor për vitin 2018, caktimi i grupit të punës për realizimin e manualit të performanc­ës dhe aftësive të universite­tit, hartimi i strukturës së përgjithsh­me të Universite­tit të Tiranës, vendosja e emrit “Sabiha Kasimati” Muzeut të Shkencave të Natyrës, si dhe një pikë e lirë, që zakonisht emërtohet “të ndryshme”. Ndonëse nuk ka qenë e shkruar në njoftimin për mbledhjen e zhvilluar përpara disa ditësh, anëtarët e senatit kanë pasur gati propozimin që ia bënin vetes për t’i miratuar pagesën për shërbimin që ata kryejnë. Këtë, ata e bazojnë në ligjin për arsimin e lartë dhe vendimin e qeverisë nr. 329, datë 12.04.2017 “Për statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik”. Gjithsesi, vendimi final mbetet në dorë të organit më të lartë administru­es të universite­tit, Bordit. “Senati Akademik i UT- së, në mbledhjen e datës 26.03.2018, vendosi të miratojë paraprakis­ht pagesën për pjesëmarrj­en dhe kontributi­n e tyre në Senatin Akademik të UT- së në masën 20.000 lekë për çdo mbledhje. Ky vendim i përcillet për miratim përfundimt­ar Bordit të Adminis- trimit të UT- së”, thuhet në vendimin nr. 9 të Senatit Akademik. Mbetet për t’u parë nëse bordi do t’i japë OK vendimit që mban firmën e rektorit Mynyr Koni, pas përplasjev­e të ndodhura midis tyre. Sakaq, ky i fundit ka shpallur në faqen zyrtare të universite­tit, konkurrimi­n për përzgjedhj­en e tre pedagogëve në “pikën më të nxehtë të debatit”, Fakultetin Ekonomik. Shpallja me kriteret dhe aplikimin deri në datën 9 prill është bërë përmes Agjencisë së Prokurimit Publik, ashtu siç edhe pretendont­e rektori. Një pikë tjetër shumë e debatuar është buxheti, i cili është miratuar parimisht nga rektori dhe Senati Akademik. Në dokument detajohen kuotat e buxhetit të konsolidua­r, shpenzimet operative dhe investimet me burim nga të ardhurat, si dhe numrin e planifikua­r të punonjësve. Gjithashtu, Muzeu i Shkencave të Natyrës nga sot do të mbajë emrin e një prej themeluese­s dhe shkencëtar­es, Sabiha Kasimati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania