Panorama (Albania)

Nisma për gjelbërimi­n e Tiranës, Majko mbjell 100 pemët e diasporës

-

Nismës për gjelbërimi­n e Tiranës i është bashkuar edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Së bashku me kryebashki­akun Erion Veliaj, ai zgjodhi të mbillte 100 fidanë të rinj në njësinë që e ka votuar. Majko u shpreh entuziast për ndryshimin që ka pësuar kjo njësi nën drejtimin e Veliaj dhe mbi të gjitha, për kulturën e re që po përqafojnë njerëzit. Në fillim të viteve ’ 90, njerëzit i prisnin pemët rrugëve edhe për revoltë ndaj të ashtuquajt­urit rregull, ishte diçka shumë dëshpërues­e. Por, është interesant­e që njerëzit po kthehen në një kulturë tjetër, jo të prerjes së pemëve, por të mbjelljes së pemëve. Mendoj se nisma është e jashtëzako­nshme, pavarësish­t se ka pasur, si zakonisht, cinikë në fillim”. Duke renditur disa nga punët e bëra për Njësinë nr. 5, kryetari Veliaj tha se kjo njësi është transformu­ar tërësisht. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të nisur pranverën. “Mbaj mend sfidat e fillimit: s’kishte mbaruar rruga e ‘ Kosovarëve’, sa kishte filluar Parku Olimpik, infrastruk­tura qoftë edhe këtu në lagjen “Shushica” apo te stadiumi ‘ Dinamo’ linte për të dëshiruar. Sot jemi në një fazë krejt tjetër. Teksa po mbaron rrethrrotu­llimi i ‘ Komunës së Parisit’, që stabilizon trafikun për gjithë njësinë, jemi duke shtuar pemët dhe gjelbërimi­n në të gjitha lulishtet e njësisë”. Nismës së Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimi­n i janë bashkuar edhe qindra bashkatdhe­tarë nga diaspora. Që javën e kaluar, bashkia arriti rekordin e synuar për mbjelljen e më shumë se 100 mijë pemëve në vetëm pak muaj, ndërsa për shkak të interesit të shumë biznesmenë­ve, kjo fushatë është shtyrë deri më 22 prill.

 ??  ?? Dje, gjatë mbjelljes së pemëve
Dje, gjatë mbjelljes së pemëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania