Panorama (Albania)

Hetimet për ish- drejtorin E ALUIZNI- t, legalizoi pallatin me një kat mangët

Pallati i ndërtuar pa leje u legalizua si të ishte me 10 kate, për qëllime përfitimi. Në hetim, edhe firma e ndërtimit

-

Legalizuan një pallat me 9 kate si të ishte 10- katësh, vendoset në sekuestro ndërtesa. Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestrim­in për pronën në Durrës, e cila ishte ndërtuar në kundërshti­m me ligjin.

Bëhet fjalë për një pallat 9katësh, i ndërtuar në zonën e plazhit në Durrës, për të cilin akuzohen edhe zyrtarët e ALUIZNI- t se legalizuan një kat që nuk ekzistonte. Gjykata e qytetit bregdetar ka vërtetuar se për ndërtimin e pronës është marrë leje për 9 kate dhe 1 nën tokë, por firma e ndërtimit dhe ALUIZNI kanë bërë procedura për të ndërtuar 10 kate dhe 1 tjetër nëntokë. Për këtë gjë, Gjykata ka sekuestrua­r sot pronën si dhe ka nisur gjykimin për firmën ndërtuese, që akuzohet për konsumimin e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”. “Gjykata ka marrë vendimin për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasurinë objekt 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë, ndodhur te Zona Kadastrale 8518, në lagjen ‘ Nr. 13’, Plazh Durrës, pasi subjekti ‘ Braka Konstruksi­on shpk’ dyshohet për veprën penale të ‘ Ndërtimit të paligjshëm’ kryer me qëllim fitimi dhe ‘ Falsifikim­it të dokumentev­e’, parashikua­r nga nenet 199/ a- 3 dhe 186 te Kodit Pena”, sqaroi Prokuroria e Përgjithsh­me me anë të një njoftimi për shtyp. Pak ditë më parë, nisi procedimi penal për pesë zyrtarë, katër punonjës të ALUIZNI- t Dur- rës dhe një arkitekte private që realizonte planin e rilevimit. Bëhet fjalë për ish- drejtorin e ALUIZNI- t Durrës, Flamur Gjuzin, Elvis Pengilin, Skerdi Bellon, Helio Huqin dhe arkitekten Nevjana Isufi. Ata dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë legalizuar një kat të këtij pallati, ndërkohë që objekti nuk ekzistonte. Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjej­e” për ish- drejtorin Gjuzi, përfaqësue­s i LSI- së. Po e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për ish- punonjësit: Skerdi Bello dhe Elvis Pengili. Arrest shtëpie për Helio Huqin. Po ashtu, edhe arkitektja private, Nevjana Isufi, është lënë me masën ISH- ZYRTARE të ALUIZNI- t janë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për “shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për tre përfaqësue­s të LSI- së, mes të cilëve ish- drejtori i këtij institucio­ni për periudhën 2013- 2017, Flamur Gjuzi. Gjithashtu, në hetim janë dhe dy vartës të tij, Skerdi Bello dhe Elvis Pengili, po ashtu nga LSI- ja. Ndërsa një punonjës i Hipotekës në qytetin bregdetar është shpallur në kërkim “detyrim paraqitjej­e”. Ajo akuzohet si bashkëpunë­tore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve. Sipas Gjykatës së Durrësit, ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës”, e kryer në bashkëpuni­m dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Hetimet për zyrtarët e ALUIZNI- t nisën pas denoncimev­e të qytetarëve të ndry- shëm, që i janë drejtuar Prokuroris­ë së Durrësit. Prej disa ditësh, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për çështjen e pronave, sidomos të atyre që janë me mbivendosj­e, ku në shënjestrë­n e prokurorëv­e të Task- Forcës janë vënë mbi 30 punonjës të dy agjencive kryesore në qytetin bregdetar, siç janë ALUIZNI dhe Hipoteka.

 ??  ?? Projekti i pallatit 9- katësh në zonën e Plazhit të Durrësit
Projekti i pallatit 9- katësh në zonën e Plazhit të Durrësit
 ??  ?? Flamur Gjuzi, ish- kreu i ALUIZNI- t në Durrës
Flamur Gjuzi, ish- kreu i ALUIZNI- t në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania