Panorama (Albania)

VLORE/ Dy grabitje në ditë, zbulohen tre të mitur

-

VLORE – Tre fëmijë të mitur janë kapur mat nga Policia, pasi rezultojnë autorë të disa vjedhjeve në Vlorë. Sipas Policisë, Xh. H., 15 vjeç, M. L., 12 vjeç dhe I. T, 12 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se janë protagonis­të të një serie vjedhjesh. Pavarësish­t se Policia ka të dokumentua­r autorësinë e tyre, dy prej të ndaluarve nuk mund të procedohen për shkak të moshës së tyre, kështu që penalisht do të ndiqet vetëm 15- vjeçari. Nga ana e Policisë së Vlorës bëhet e ditur se, tre të miturit kanë kryer të paktën 7 vjedhje nga korriku i vitit të kaluar deri më 28 mars, kur kanë realizuar dy grabitje. Viktimë e tyre ishte një biznes pastiçerie dhe një dyqan, të ndodhura në lagjen “Pavarësia”. Me anë të kamerave të sigurisë, grupi hetimor arriti të identifiko­jë tre të miturit, të cilët me anë të hyrjes kishin arritur të hynin në këto dy biznese. “Më datë 28.03.2018, në lagjen ‘ Pavarësia’, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kanë vjedhur me thyerje një pastiçeri në pronësi të shtetasit A. A.. Më datë 28.03.2018, në lagjen ‘ Pavarësia’, gjatë orëve të natës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. D..”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërsa pesë vjedhjet e tjera rezultojnë se i kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Pre e vjedhjeve të tyre kanë qenë persona të ndryshëm. “Më datë 22.07.2017, në lagjen ‘ Pavarësia’’, kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh të shtetasit S. E.. Më datë 02.08.2017, në lagjen ‘ Pavarësia’, kanë vjedhur një shumë lekësh në automjetin e shtetasit B. J.. Më datë 30.09.2017, në lagjen ‘ 1 Maji’, kanë vjedhur disa çelësa e pajisje në automjetin Rulotë të shtetasit E. A.. Më datë 02.10.2017, në lagjen ‘ Lef Sallata’, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit F. D.. Më datë 30.11.2017, në lagjen ‘ Pavarësia’, kanë vjedhur në dyqanin tip kioskë të shtetases F. L..”, saktëson Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania