Panorama (Albania)

Jetonte me hallën, i jep fund jetës me fostoksinë studentja 19 vjeçe

-

KORÇE - Një 19- vjeçare nga fshati Dishnicë i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmua­r. Erisiola Hoxha ka kryer aktin e vetëflijim­it në banesë. Mësohet se e reja, studente në vitin e parë të Fakultetit të Infermieri­së, ka konsumuar një sasi të konsiderue­shme fostoksinë. Ajo është gjetur nga familjarët në gjendje të rënduar shëndetëso­re, ndërsa ka humbur jetën pak kohë më pas në Spitalin Rajonal të Korçës. Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 04: 45 të mëngjesit të së premtes, ku vajza ka mbërritur me urgjencë në spital, por ndihma mjekësore nuk ka mundur ta shpëtojë nga fundi tragjik. Mjekët shprehen se, studentja ka arritur në gjendje të vetëdijshm­e dhe në momentet e para madje, ka refuzuar ndihmën e mjekëve. “Mos mu afroni, më lini të vdes”, u ka thënë ajo infermierë­ve, të cilët po i jepnin ndihmën e parë. Ende nuk dihen arsyet që e çuan drejt vetëflijim­it. Sipas familjarëv­e, ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk ka pasur probleme. 19- vjeçarja jetonte me familjen e hallës së saj që në moshë të vogël. Prindërit e saj, sipas të dhënave, ishin divorcuar, ndërkohë që nëna e saj kishte ndërruar jetë në moshë të re, ndërsa i ati kishte krijuar familje të re dhe vajza ishte marrë në kujdes nga halla e saj. Sipas të dhënave të Policisë, e cila ka pyetur edhe të afërm dhe banorë të fshatit, halla dhe bashkëshor­ti i saj ishin kujdesur mjaft për vajzën dhe e kishin rritur si fëmijën e tyre, ndërsa njiheshin si një familje mjaft e rregullt dhe e qetë. Edhe vetë ata para Policisë kanë deklaruar se vajza nuk kishte probleme dhe as ndonjë lidhje dashurie në dijeninë e tyre. “Hëngrëm darkë normalisht si çdo mbrëmje dhe Erisiola na tha se nuk ndihej mirë. Shkoi të shtrihej në dhomë dhe menduam se mund të ishte pa qejf, por nuk na la të dyshonim për asgjë tjetër. Shkova ta kontrolloj­a se kisha merak mos kishte temperatur­ë, pasi mendova se mund të kishte grip, por e pashë në gjendje të rënduar. Në një moment më tregoi se kishte pirë fostoksinë. U nisëm menjëherë drejt spitalit, nuk dija çfarë të bëja. E kam rritur si vajzën time dhe nuk më ka shfaqur asnjë problem, asnjë shqetësim, nuk e di pse e bëri këtë veprim”, është shprehur halla e saj mes lotësh para grupit hetimor. Ndërkaq, Policia po heton ende arsyen që mund ta ketë çuar të renë drejt aktit të vetëflijim­it. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania