Panorama (Albania)

Vidhnin me dhunë në Belgjikë, arrestohen tetë shqiptarë

Pesë prej të prangosurv­e në Bruksel, 3 u kapën në Shqipëri

- ERALD DELIU

Një grup i strukturua­r hajdutësh është shkatërrua­r në një operacion të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me autoritete­t belge dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda.

Në pranga janë vënë 8 persona, të gjithë me shtetësi shqiptare, ku 5 prej tyre u prangosën në Belgjikë dhe tre në Shqipëri. Operacioni ishte i koduar “Pikaso” dhe u finalizua me goditjen e grupit të strukturua­r kriminal. Lajmi për goditjen e grupit u dha ditën e djeshme, në një dalje për mediat, të shefit të Task- Forcës “Anti- Skifter” në Policinë e Shtetit, Sokol Kalani, prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi dhe prokurorit belg, Peter Pereboon. “Task- Forca ‘ AntiSkifte­r’ pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpuni­m me organet ligjzbatue­se të Belgjikës, Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariat­in e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor ‘ PIKASO’. Si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Gjatë operacioni­t janë sekuestrua­r një sasi e konsiderue­shme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronik­e”, tha Kalani gjatë konferencë­s së djeshme. Kështu, në Shqipëri janë arrestuar shtetasit: Imir Vila, 37 vjeç, lin- dur në Zboq të Korçës dhe banues në Tiranë;

Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë; Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë. Ata u arrestuan pas letërporos­ive të dërguara nga Prokuroria belge më datat 28 dhe 29 mars. Mbi ta, tashmë rëndon akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe vjedhja e kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Policia, gjatë kontrollev­e që ka ushtruar në banesat e tyre, ka gjetur dhe sekuestrua­r sende me vlerë që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë. Në të njëjtën kohë, operacioni është shtrirë edhe në Belgjikë. Autoritete­t në Bruksel arrestuan shtetasit: Arbër Llulla ( alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana; Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana; Ardit Skeja, 24 vjeç, lin- dur në Kurbin, banues në Mëzes, Tiranë; Agron Hyseni ( alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi; Flori Saliu ( alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë. Policia thotë se grupi është më i gjerë dhe po vazhdon puna për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë. Ve- primtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferua­r në Shqipëri.

“Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partnerite­tit dhe bashkëpuni­mit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatue­se”, tha në fund Kalani.

 ??  ?? DISA NGA SENDET E VJEDHURA, SEKUESTRUA­R NGA POLICIA
DISA NGA SENDET E VJEDHURA, SEKUESTRUA­R NGA POLICIA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania