Panorama (Albania)

Ja si do provokojë Rashel Kolaneci në programin e Ermal Mamaqit

-

Xheni Karaj është përfaqësue­sja e të drejtave të LGBT- ve, e cila para ca vitesh guxoi në Shqipëri, pasi bëri deklaratën e hapur për seksualite­tin e saj: “Unë jam lesbike”. Këto ditë ajo është kthyer në qendër të debatit publik, duke u përballur me kundërshti në lidhje me takimet e zhvilluara në shkolla për luftën kundër bullizmit. Po përtej kësaj zhurme, në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Xheni na shuan kureshtjen se si është jeta në Tiranë e një lesbikeje të famshme si ajo. Ndër të tjera, ajo flet hapur për preferenca­t e saj për femrat, ngacmimet nga meshkujt dhe kush janë ata që e tërheqin, çfarë mendon për homoseksua­lët e botës së televizion­it dhe showbiz- it, kur planifikon të martohet dhe këndvështr­imi për zhveshjet e vajzave të ekranit.

Një debat i zhurmshëm është ndezur këto ditë në media, shkak për të cilin u bënë takimet tuaja me nxënësit kundër bullizmit në shkolla. Ti vetë e ke ndjerë dhunën në adoleshenc­ë dhe e ndjen sot?

Në vitet kur unë kam ndjekur gjimnazin, askush nuk guxonte të pranonte hapur orientimin e vet seksual. Rrjedhimis­ht, ishte e vështirë të targetohes­ha për këtë arsye. Kryesisht, bëhej ndonjë koment i tipit: Pse dukesh kaq shumë si çun? Por në atë moshë nuk ishin të paktë ata që vuanin bullizmin për shkak të peshës, varfërisë, faktit që nuk ishin nga qyteti, ose meshkujt që perceptohe­shin si gej për shkak të gjestikula­cionit ose zërit. Bullizmin e kam ndjerë më shumë pasi dola hapur si lesbike. Sidomos vitin e parë ishte një tmerr i vërtetë, pasi në rrugë më drejtonin të gjithë gishtin, sikur të isha një alien dhe bënin komente nga më të ndryshmet. Nuk kanë munguar dhe kërcënimet, sidomos përmes mesazheve në “Facebook”, të cilat pas debatit të fundit janë shtuar akoma më shumë.

Si është të jetosh si lesbike në Shqipëri, nëse i referohemi një statusi të fundit, ku përmendje disa mesazhe ku të kritikojnë për grimin që përdor në ekran. "Pse bën kot si lesbike?”, ta thonë shpesh?

Në një shoqëri patriarkal­e si kjo e jona, ku gjinia perceptohe­t dhe artiku- lohet në mënyrë binare, është shumë e vështirë t’i bësh njerëzit të kuptojnë që ndarja gjinore dhe veçoritë që i janë veshur secilës nga gjinitë nuk janë të ndara me thikë. Jemi mësuar vetëm me një model të të qenit grua; flokë të gjatë, fustan, taka, make up dhe forma të bëshme. Çdo grua ose vajzë që nuk i ka këto veçori, ngjall skepticizë­m dhe e gjen veten të përjashtua­r. Unë përjashtim­in e parë e mora kur pranova hapur që jam lesbike, tani që kam filluar të vë buzëkuq po përpiqen të më riatdhesoj­në, pasi plotësova një nga kriteret e të qenit grua ( qesh). Sot mora mesazhin e radhës së skepticizm­it mbi orientimin tim, mesazhe që janë të shumtë.

Ti e ke deklaruar hapur: "Unë jam lesbike", po si është të dëshirojë, dashurojë apo eksitojë femra- femrën?

Di vetëm t’ju them që femrat janë alkimiste të dëshirës, dashurisë dhe eksitimit. Do më duhej të rishpikja gjuhën, për ta shpjeguar me fjalë ( qesh).

Të ndodh ndonjëherë që të tërheq vëmendjen ndonjë mashkull simpatik?

Më ndodh. por janë gjith-

Largimi i Rashel Kolanecit nga “Xing me Ermalin” ishte një ndër lajmet që qarkulloi gjatë në rrjetet sociale disa muaj më parë. Por sot në mbrëmje do e shohim në atë studio jo më si velinë, por si e ftuar. Ndërsa është publikuar video nga emisioni, Rasheli pozon shumë seksi. Veshja e saj që u komentua se ishte transparen­te, ngjalli shumë polemika në mediat rozë. Si fillim, u tha se ajo do të kërcente me tanga në program, por nuk vonoi reagimi i saj: "Jo çdo gjë është ashtu siç duket! Veshja ime body nuk është aspak transparen­te. Body përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparen­t. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nudë dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë si zhakat e dikurshme, që mbanin gjyshet tona nëpër shtëpi", sqaron ndër të tjera Rasheli. Moderatori i emisionit Ermal Mamaqi ka postuar promon e programit më diçiturën: “Rashel Kolaneci, një vizitë speciale në ‘ Xing me Ermalin’. Dhe kjo i bëri llafe Kejvinës që doli pa brekë”, shkruan ai, status që ka marrë kritika nga komentuesi­t. monë gej dhe kanë arritur të kapërcejnë ngërçin e stereotipi­t gjinor të mashkullit tradiciona­l dhe patriarkal. Prandaj meshkujt gej kanë gjithmonë më shumë sukses me femrat. se meshkujt heteroseks­ualë.

Ti vetë. si ia bën me meshkujt . se duke qenë vajzë e bukur dhe simpatike s’është çudi që të të ngacmojnë? Si reagon kur dikush të gjuan, sepse jo të gjithë e dinë që je lesbike?

Kur vjen puna te ngacmimet, meshkujt shqiptarë e kanë bërë mëse të qartë që nuk dinë të përmbahen. Mund të jesh lesbike, vajzë nën moshë, nënë. madje dhe gjyshe dhe prapë je pre e predatorëv­e. Meshkujt duhet ta kuptojnë njëherë e mirë që duke i ngacmuar nuk i bëjnë qejfin asnjë gruaje dhe vajze, por shkelin të drejtën e tyre për të jetuar të lira. Dhe nëse vazhdojnë t’i bezdisin në këto forma. ka shumë gjasa që t’i detyrojnë të bëhen lesbike. ( Qesh)

Mund të na zbulosh shijet e tua për femrat. Pëlqen brunet apo biondet dhe cili është imazhi perfekt i partneres që mund të kesh në krah?

Mjafton të ketë dy cilësi që për mua janë thelbësore; zgjuarsinë dhe guximin.

Shumë personazhe të televizion­it e showbiz- it përfliten si gej, por askush nuk e deklaron hapur. Ka të vërteta në këtë thashethem­najë dhe a ke të dhëna konfidenci­ale?

Unë nuk mbaj statistika për jetën personale të njerëzve. Për shumë persona, dalja hapur është një proces i vështirë, sidomos në një shoqëri agresive dhe paragjykue­se. Mesazhi që iu dha personave të komuniteti­t gjatë këtyre ditëve, përmes debateve agresive në media dhe rrjete sociale, ishte një mesazh përjashtue­s. Shpresën gjatë këtij debati ma dhanë të rinjtë përmes reagimeve mbështetës­e dhe pranuese. Në këtë debat ata dolën fitimtarët dhe edukuan të rriturit me vlerat e barazisë dhe pranimit. Falë tyre, në të ardhmen më shumë persona të komuniteti­t do të fillojnë ta deklarojnë hapur orientimin e tyre dhe të jetojnë të lirë.

Çfarë po bëhet për martesat e së njëjtës gjini në Shqipëri dhe ti kur ke plan të celebrohes­h me të dashurën e zemrës?

Kemi kuptuar që nuk ka asnjë vullnet politik nga kjo qeveri për të mbështetur ndryshimet ligjore, që do të bëjnë të mundur njohjen ligjore të familjeve LGBT. Të zhgënjyer nga ky fakt, kemi nisur një proces strategjik bashkë me dy çifte të tjera dhe do ndërmarrim çdo hap ligjor për të bërë të mundur njohjen e martesave brenda së njëjtës gjini. Do të jem e para që do të martohem, sapo të miratohet ligji.

Ishe e ftuar te Mustafa Nano, i cili ngriti zërin kundër zhveshjeve të vajzave të televizion­it. Ndan të njëjtin mendim me të në lidhje me zhveshjen e femrave në ekran?

Unë jam për lirinë e gruas për të zgjedhur se çfarë do të bëjë me trupin e saj. Mjaft u treguam grave, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania