Ahmetaj: Ulëm borxhin me 70%, po rrisim punësimin
“Biznesi i vogël do deklarojë TVSH, s’ka rritje çmimesh”
Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se borxhi po vijon trajektoren e uljes. Gjatë raportimit të tij para deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist, Ahmetaj tha se borxhi publik gjatë vitit 2017- të u ul me 70%.
“Ne kemi qenë në një periudhë të gjatë konsolidimi dhe do të vazhdojmë konsolidimin fiskal. Siç e shikoni, borxhi në 2017- ën u mbyll me një ulje drastike 70 % dhe do të vazhdojë të ulet në vitet e tjera sipas trajektores së kuqe. Trajektorja e kuqe dhe blu përfaqëson negociatat që MFE- ja ka bërë me sukses me FMN- në për të krijuar, për të bërë qoftë konsolidim fiskal, ulje borxhi, por edhe hapësirë për investime në ekonomi”, tha ministri i Financave në analizën e parë të ministrave para grupit parlamentar për gjashtë muajt e qeverisjes.
BIZNESI Për ministrin e Financave përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka çuar në rritje çmimesh. “Biznesi i vogël mbi 2 milionë lekë të rinj deri në 5 milionë lekë do t’i nënshtrohet detyrimit për deklarim të TVSH- së. Por, nuk ka rritje çmimesh, nuk ka rritje kostosh. Atë shumë të TVSH- së konsumatori e ka paguar në çdo shitje. Biznesi i vogël formal e ka të përfshirë në çmimin final TVSH- në në zinxhirin e vet. Në finale, konsumatori e ka paguar dhe nuk ka kosto për biznesin e vogël”, deklaroi ai. Në total janë rreth 11 mijë biznese të vegjël, që do të hyjnë në skemën e deklarimit të TVSH- së dhe Ahmetaj thotë se nuk bëhet fjalë për një taksë të re.
“Nuk është taksë e re. Është taksë e vjetër. Detyrimi për ta deklaruar është detyrim administrativ pa ngarkesë kostoje”, vijoi ministri. PUNËSIMI Duke sjellë në vëmendje një qasje krejt ndryshe mbi shkollat profesionale, Ah- metaj tha se qeveria po bashkëpunon me Komisionin Europian mbi shkollat profesionale dhe transformimin e tyre në qendra me shumë funksione. “Për shkollat profesionale po punojmë me Komisionin Europian. Ata po na këshillojnë që të kalojmë në qendra multi-funksionale. Nuk është çështje fondesh, por është qasjeje”, theksoi ministri. Ai tha se objektivat që qeveria i ka vënë Shërbimit Kombëtar të Punësimit lidhen me 25 mijë të punësuar si objektiv, 10 mijë të trajnuar dhe vendet e punës, rreth 40 mijë që kanë mundësi të themi, në turn over, të mbushen; targetimi i punëkërkuesve është shumë e rëndësishme që të kemi efekt në atë që thamë, të fokusohemi në trajnimin dhe gjetjen apo në ndërmjetësim për ata persona, që janë më shumë në nevojë. Kam sjellë formimin profesional për të parë se si interesi ka ardhur në rritje ndër vite”, tha Ahmetaj.