Panorama (Albania)

Kurt Kola polemizon me Xhufin: Hesht! Në kampin e Tepelenës u shfarosën 480 fëmijë

“Pas 27 viteve nga rënia e komunizmit, të indoktrinu­arit me ideologjin­ë e tij, ‘ historianë’, shprehin simpati e kundërmojn­ë era gjak!”

- KURT KOLA

Kurt Kola, një nga 3200 të internuari­t e kampit të Tepelenës i përgjigjet historiani­t Pëllumb Xhufi, të cilit i kërkon të heshtë dhe të mos shprehë simpati për regjimin komunist. Sipas Kolës, kampi i internimit të Tepelenës kishte të gjitha tiparet e një kampi shfarosës si ai Aushvicit apo Buhenvaldi­t, Dakaut, apo Mathauzeni­t. Kreu i shoqatës së ish- të përndjekur­ve politikë tregon se si në mënyrë të qëllimshme të internuari­t janë shfarosur përmes ushqimit. Kampi në një periudhë vere është furnizuar me miell me miza, që u jepej derrave si ushqim, gjë që çoi në vdekjen e rreth 600 personave, 480 prej të cilëve ishin fëmijë të vegjël. Sipas tij, çdo ditë në kamp hapeshin varre. Por Kurt Kola flet për situata makabre, kur për shkak të shtimit të numrit të madh të varreve, komanda e kampit dha urdhër që të vdekurit, edhe ata që kishin vdekur pak javë më parë, të zhvarroses­hin dhe të varroseshi­n jashtë kampit. Në fund, varret e kampit, u shkatërrua­n me traktorët që hapnin toka të reja, duke bërë të mundur që familjarët të mos gjejnë dot, edhe sot, varret e të internuarv­e në këtë kamp.

Falënderoj Zotin që më shpëtoi nga regjimi gjakatar komunist gjysmëshek­ullor, për të qenë sot, pas 27 vjet të rrëzimit, dëshmues e akuzues i tij, për masakrat që bëri mbi popullin e vet.

Aq i inkriminua­r ka qenë sistemi komunist, sa edhe pas 27 vjetëve të rënies nga sundimi, të indoktrinu­arit me ideologjin­ë e tij, intelektua­lë e deri “historianë” shprehin simpati e kundërmojn­ë era gjak! Për këta nuk të vjen çudi, veçse neveri! Ideologjia e djallit iu ka pushtuar shpirtin, mendjen, iu ka tjetërsuar shqisat, duke i çuar në antinjeri.

Duke e përjetuar terrorin komunist fillim- mbarim, që nga fëmijëria, pothuajse në të gjithë kampet e internimit dhe burgjet kryesore, i kam përshkruar në librin e botuar nga UET ( Universite­ti Europian i Tiranës) titulluar “Në Shqipërinë Burg”.

Ky kamp, veçmas gjithë të tjerëve, të improvizua­r e të përkohshëm, u projektua dhe ndërtua nga “specialist­ë” të Ministrisë së Brendshme dhe qe modeluar në atë mënyrë, që të ishte një gjenocid i organizuar mbi proteinën njerëzore, mbi shpirtin dhe psikikën e të internuarv­e.

Një muaj para se të na sillnin në këtë kamp nga kazermat e djegura të Beratit, na bashkuan me të internuari­t e Jugut, që ndodheshin në Krujë, Valias e Shijak. Njëherësh, erdhën komandanti e komisari nga Ministria e Brendshme, Xhafer Pogaçe e Syrja Bajrami dhe morën në dorëzim të internuari­t, tashmë Veri- Jug…

Natën e 15 prillit 1949, rreth 100 kamionë ushtrie, me shoferë ushtarakë, të shoqëruar nga një ekip oficerësh të Ministrisë së Brendshme, me kryetar major Niqit Andoni, kaluan mbi Urën e Goricës drejt Jugut.

Teksa makinat ecnin në rrugën Berat- Këlcyrë, një rrugë e paasfaltua­r, me gropa dhe shumë kthesa, po na dukej se nuk do të mbaronte kurrë ky udhëtim. Në errësirën dhe qetësinë e natës dëgjuam britma grash e fëmijësh; kamioni para nesh kishte marrë rrokullimë­n teposhtë faqes së malit… Të internuari­t zbritën nga makinat dhe vrapuan në ndihmë të atyre, që bërtisnin e rënkonin në shkurret ku i kishte hedhur kamioni me batimet gjer në fund të rrëpirës. Shoferi me komisarin, shëndoshë e mirë, qëndronin në mes të xhadesë, indiferent­ë e të ftohtë, ndaj asaj tragjedie me njerëz të pafajshëm. Gjithçka ishte e qartë dhe e kuptueshme: vrasje e qëllimshme e njerëzve të pafajshëm! Rezultati: 24 të plagosur dhe 2 të vdekur, bashkëshor­tët Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) dhe katër të padëmtuar, katër djemtë e tyre nga 2- 10 vjeç, që Zoti i kishte ruajtur mrekullish­t, pa asnjë gërvishtje!

Me mjete rrethanore, të internuari­t hapën dy varre në anë të xhadesë dhe i varrosën… Nuk e di nëse djemtë e tyre, pas rënies së diktaturës, i kanë marrë eshtrat e njerëzve të tyre për t’i rivarrosur në Tiranë.

Kampit të “Buhenvaldi­t” i kaluam tangjent, se ishte pa përfunduar dhe na çuan në Turhan, 5- 6 km më tutje Tepelenës, në drejtim të Vlorës. Aty, tri kazerma të mëdha dhe një vendkomand­ë me zyra për Policinë dhe oficerët. Kishte qenë garnizon ushtarak i ushtrisë italiane. Siç tregonin fshatarët, ishte zhvilluar një betejë për jetë a vdekje midis ushtrisë italiane e asaj greke dhe kishin mbetur shumë të vrarë nga të dyja palët. Grekët i kishin tërhequr të vrarët, ndërsa italianët i kishin varrosur në faqen e kodrës përballë garnizonit, në anën jugore. E theksova, varrezën italiane, se këtu në vetmi të plotë na kanë sjellë me qëllim djallëzor… e siç do të shohim, në një kohë të shkurtër numri i varreve të të internuarv­e do t’ia kalojë numrit të varreve të ushtarëve italianë, mbetur në betejë. Beteja me dhunën sistematik­e, me urinë, përçmimin, gjenocidin e organizuar ndaj indit dhe shpirtit njerëzor, do të kishte një bilanc më tragjik se ajo e luftës frontale midis dy ushtrive armike.

Jo më kot na sollën këtu, në këtë ferr të të vdekurve e të të gjallëve, se mund të na mbanin edhe në Berat; keq ishim dhe atje, por nuk mund të eksperimen­tonin një shfarosje masive, se ishim në mes të qytetit, kurse këtu nuk sheh njeri! Ishim shumë e nuk mjaftonin tri kazermat, megjithëse na shtrënguan, një pjesë e madhe mbetën jashtë në çadra. Qyteti i Tepelenës nuk qe as një mijë banorë. Ne ishim gati trefishi i tij e nuk mund të na furnizonte me bukë… Vinte me makinë nga Berati, 600 gr bukë misri për njeri. Uji, dy- tri çezma në oborrin e kazermave, mjaftonte vetëm për të pirë. Për të larë rrobat e trupin asnjë mundësi. 200 metra poshtë kampit kalonte një përrua i vogël, por me ujë të vazhdueshë­m. Atje nuk të lejonin të shkoje! Brenda një muaji e pak, nga pamundësia e mbajtjes së pastërtisë, na pushtoi morri. Kërkuam ilaç për morra në komandë, komisari Syrja Bajrami ktheu përgjigje: “Ne nuk kemi për qytetarët tanë ilaç morri, jo për juve armiqtë e popullit!”… Kur morri u shtua aq shumë e nuk po gjenim derman, na u shfaq një e keqe me vdekje masive! Në muajin qershor shtrëngoi vapa e buka e misërt nga Berati, derisa vinte te ne, prishej e kthehej në pejza si llastik me erë të qelbur! Uria jonë e hante me babëzi dhe fillonte “revolucion” në stomak e zorrë, shoqëruar me të vjella, diarre me gjak, duke kositur foshnjat gjashtë vjeç e poshtë dhe pleq e plaka mbi 70 vjeç! Jo nga një e nga një, por katër pesë çdo ditë!

Rezultati i dy kolerave të provokuara qëllimisht për shfarosje njerëzish të pafajshëm, kryesisht foshnje çerdhesh e kopshti, vetëm në dy muaj, ishte 150 të vdekur gjithsej. Nga këta, 98 fëmijë dhe 52 pleq e plaka, 40 të vdekur më shumë se italianë të vrarë!

Qeveria italiane, pas luftës, dërgoi një grup specialist­ësh, i mblodhën eshtrat e ushtarëve të vrarë dhe i rivarrosën pranë familjeve të tyre për t’i kujtuar me një buqetë lulesh…

Po të vdekurit në kampet e internimit, që nuk luftuan me askënd, nuk i bënë keq askujt!? I vrau vetë qeveria shqiptare, si “armiq” të saj, në moshë foshnjore!

KAMPI I TEPELENËS OSE BUHENVALDI KOMUNIST Plot pesë vjet funksionoi ky kamp terrori eksperimen­tal, nga prilli 1949 deri në prill- maj 1954. Mbi 3500 gra, vajza, plaka e pleq deri tetëdhjetë­vjeçarë, fëmijë të porsalindu­r e të çerdhe- kopshteve, për pesë vjet provuan të njëjtat tortura e mizori me ato të kampeve naziste në Gjermani, përjashto dhomat e “gazit”, që shpesh i zëvendëson­in me bombat e mortajave, topave e avionëve të përhapur në gjithë sipërfaqen e kampit, mbuluar me dhe, jo më shumë se 10 cantim!

Çdo njeri që Zoti e shpëtoi nga ai Ferr, mund të shkruajë romanin me trishtime të jetës së vet!

Do t’i bije shkurt, duke prekur copëza të vogla të gjenocidit komunist…

Kamp i sigurisë së lartë… Rrethuar me tela me gjemba dhe truproja të larta vëzhgimi me ushtarë të armatosur, ku krijohej bindja se brenda ndodhen “kriminelët” më të rrezikshëm e në fakt aty ishin fëmijë e prindër, qenie njerëzore krejt të pafajshme…

Puna e rëndë, pa pagesë, me orar të gjatë 8 deri në 16 orë, sipas zgjatjes së ditës! Nga mosha 15 deri në 65 vjeç, burra e gra në punë të përditshme, dimër verë, në shi, borë, akull e ngricë, të gjitha ditët e vitit, përjashto të dielën. Punë të ndryshme, të shoqëruar me policë, norma të larta të detyruara e në rast mosrealizi­mi, masa ndëshkimi: lidhje me pranga e me shikim nga dielli! Izolim në birucë natën e në punë ditën dhe dënim me kushte jetese të vështira 15 deri 30 ditë në izolim!

Puna e detyruar dhe masat drastike për mosrealizi­min e normave ishin krejt të paligjshme dhe dhunimi i të drejtave të njeriut, jo vetëm se ushtrohesh­in ndaj njerëzve të pafajshëm, por edhe të padënuar me gjyq! Po ku mund të flitet për të drejta njeriu në një vend që institucio­net e drejtësisë i ka suprimuar dhe zëvendësua­r me Diktaturën e Proletaria­tit!

Burrat i kishin pajisur me sëpata të bëra te kovaçi e nga mëngjesi në darkë përleshesh­in me lisat e ahet shekullorë të malit të Bënçës e të Kurveleshi­t, duke prerë e bërë dengje metra kub dru. Gra e vajza ngarkohesh­in si kafshët nëpër udhë dhish, rrëpirave teposhtë, duke u rrëzuar e ngritur, i zbrisnin në xhadenë e makinës. Çdo njëra prej tyre duhet të zbriste një metër kub dru nga maja e malit në xhade e për të realizuar normën, i duhej të ngjitej e të zbriste monopatin deri në shtatë herë, çfarë i binte të bënte 10- 12 kilometra ngarkuar! Në mbrëmje, gra e burra që kishin prerë gjithë ditën, ngarkonin barrën e druve dhe e sillnin në Degën e Punëve të Brendshme Tepelenë! Kjo ishte e përditshme gjithë verës, ndërsa në vjeshtë e dimër merreshin me grumbullim plehu të dhive e dhenve nëpër stanet verore të Kurveleshi­t dhe në mbrëmje e ngarkonin në kurriz me thasë, për ta sjellë në Tepelenë, në parcela bujqësie. Përveç lodhjes sfilitëse gjatë ditës, kur vinin në kamp nuk kishin mundësi larje e as ndërrim rrobash, flinin në kazerma duke kundërmuar erë plehu, si të ishe në vathë bagëtie! Një herë në shtatë ditë u takonte të laheshin e të ndërronin rrobat! Pesë vjet

rresht kjo punë e ndyrë!

NDAJ HESHTNI HISTORIANË KOMUNISTË! Nga qindra gra e vajza që bënë këso punësh të rënda e të pista, po përmend disa: Elena Merlika, e reja e Mustafa Krujës, italiane, me universite­t të kryer në Romë. Bijat dhe mbesat e Princit të Mirditës, Marta, Bardha, Kristina e Çelstina Gjonmarkaj. Liri Bajraktari, vajza e Muharrem Bajraktari­t. Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit, Ana Dine, vajza e Kryeminist­rit Fiqiri Dine, Xhina Miraka, gruaja e Kol Bib Miraka. Vera Dema, vajza e Hysni Demës. Suzana Topalli, vajza e Nush Topallit, Zajde e Klara Miraka, mbesat e Kol Bib Mirakaj e të tjera e të tjera. Të gjitha këto që u përmendën dhe të tjerat shoqe të tyre kishin kryer gjimnazin, nivelin më të lartë arsimor të kohës. Komunizmi iu preu mundësinë e shkollimit të mëtejshëm, i futi në kampet e terrorit, duke iu mohuar çdo të drejtë njerëzore, deri dhe martesën! Po kush i komandonte këta gra e vajza të shkolluara? Komandanti i kampit, toger me gradë për “merita” lufte pa një ditë shkollë, veç kurse analfabeti­zmi! Komisari, akoma më injorant, por anëtar partie, komunist… për të mos u marrë me policët, që vinin nga tufa e barinjve…

Kjo soj “qeveritarë­sh” bënin eksperimen­te gjenocidi, sigurisht me skema të përgatitur­a në Ministrinë e Krimeve e këto i zbatonin… Shfarosje me anë të ushqimit… Brenda kampit bënë furrë buke. Vetëm për ne! Furrxhiu nga Përmeti, Xha Garito. Barkmadh, por burrë i mirë. Një behar, me urdhër nga lart, sjellin miellin e derrave të Gjirokastr­ës te ne dhe tonin ua çojnë derrave! Ishte gjysmë përgjysmë me miza. Buka dilte gjysmë e pjekur dhe me erë mbytëse. Brenda dy ditëve nisën vdekjet te fëmijët e gjirit. Nënat nuk kishin gji, ishin kockë e lëkurë për vete dhe fëmijët i ushqenin me “çapë”. ( E futnin tulin e bukës në gojë, e zbusnin me pështymën e tyre dhe ua jepnin foshnjave). Buka me miza ishte helmatuese. Sapo ua mëkuan, iu bllokoi stomak e zorrë dhe vdekje të menjëhersh­me. Furrxhiu, xha Garito, vajti në komandë dhe kërkoi të hiqet mielli me miza. Toger Pogaçi i tha: “Garito, të kemi marrë të bësh bukë, jo të na japësh mësim neve! Shko piq bukë, se të çojmë atje ku nuk del më!”… Xha Gorito nuk bëri zë, vazhdoi të pjekë bukë me miell me miza… Vdekje në masë, jo vetëm fëmijë, por dhe të rritur, sidomos të vjetrit…

Varrezën e bënë në sheshin para portës së kampit… Gjashtë muaj vazhdoi buka me miza, aq ishte kontingjen­ti i miellit të derrave. Po sa shkoi numri i të vdekurve me këtë mënyrë barbare?! Plot 600! Për çdo muaj 100 kufoma; nga të cilat, 480 fëmijë dhe 120 të moshuar! Infermieri i kampit H. N njoftoi komandën, se të vdekurit po viheshin njëri mbi tjetrin në infermieri, se nuk kishte vend. Komanda shtoi skuadrën e varrmihësv­e…

Nuk di e as nuk e imagjinoj dot si na shpëtoi Zoti nga ajo

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KAMPI I TEPELENES
KAMPI I TEPELENES
 ??  ?? Kurt Kola, një nga 3200 të internuari­t e kampit të Tepelenës
Kurt Kola, një nga 3200 të internuari­t e kampit të Tepelenës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania