Panorama (Albania)

Të jesh gej...

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Njëdjalë i vogël, i ndroj tur dhe shumë i rrudhur në vetvete, që nuk guxonte...

t’u thoshte as dhe një fjalë shokëve të tij e për më tepër prindërve, për atë dëshirë fizike të natyrshme, që e shtynte drejt djemve dhe jo drejt vajzave, një ditë do t’i hapej një shoku, i cili, fatkeqësis­ht, jo vetëm do ta “shiste”, por për më tepër do të bëhej pjesë e korit të neveritshë­m, që do ta gozhdonte djaloshin në shtyllën e turpit, duke u tallur me pasionin e tij që, sipas tyre, ishte jo vetëm i panatyrshë­m, por edhe pervers. Laku sa vinte e bëhej më i ngushtë rreth qafës së djaloshit, duke e detyruar atë të mbyllej në guaskën e tij. Shkolla po i kthehej në ferr. Netët, që sa vinin e zgjateshin, ndërthurni­n gjumin e pakët me lloj- lloj perceptime­sh të zeza që gjithnjë e më shumë i ushqenin neverinë ndaj vetes. I lodhur, i vetëm, pa asnjë mbështetje ai gjen zgjidhjen më të lehtë; vret veten.

“Ndjehesha i refuzuar, i përbuzur, i

poshtëruar “shkruan në letrën që i ka lënë prindërve, para se të vriste veten 18- vjeçari italian, pak kohë më parë. “Nuk e kuptova gjendjen e djalit. E shihja të shqetësuar, por mendoja se janë shqetësime­t e moshës. Nuk ia fal vetes. E lamë të vuajë në izolimin e tij, në burgun e tij. Për çfarë? Për një gjë që nuk varej prej tij” shprehet e ëma.

* * *

Orientimi seksual është zgjedhje apo diçka me të cilin njerëzit lindin – njëlloj si ngjyra e lëkurës apo e syve?

Seksologu Havelock Ellis ishte i pari që e shkëputi homoseksua­litetin nga etika dhe morali, duke e konsiderua­r atë një sjellje natyrale. Sipas

tij, prania e homoseksua­litetit te kafshët, në mbi 130 specie të ndryshme, mbështet natyralite­tin e kësaj sjelljeje. Si mund të dënohen njerëzit për një instinkt natyral? - shprehet ai, në librin “Homoseksua­liteti dhe natyra e tij”. Në fakt, zhvillimet e mëpastajme në mjekësi do t’i jepnin atij të drejtë duke e impostuar homoseksua­litetin më shumë si një shmangie nga norma e gjithëpran­uar, sesa të kushtëzuar nga dëshira perverse e individit. Pra, një shprehje seksuale e kushtëzuar më shumë nga natyra biologjike, sesa nga zgjedhja subjektive e individit. * * * Studiuesit nga Queen Mary’s School, duke studiuar sjelljet seksuale të 7652 binjakëve identikë, raportojnë se profili gjenetik, pra, trashëgimi­a luan një rol të rëndë

sishëm në sjelljet tona seksuale. Ata konfirmuan se gjenet tona, përpos përcaktimi­t të orientimit hetero apo homoseksua­l, ndikojnë edhe në formësimin e mënyrës se si e shohim njëritjetr­in, në idetë tona mbi mirëqenien, emigracion­in, dënimin me vdekje, abortin, pacifizmin, apo dhe bindjet politike. Problemi i parë që del nga këto studime, është se si është e mundur që gjeni i lidhur me homoseksua­litetin shpërndahe­t ne popullatë, ndërkohë që bëhet fjalë për një aktivitet seksual që nuk çon në riprodhim kur, nëse i referohemi teorisë së Darvinit, sjelljet, emocionet dhe sensi moral shpjegohen me ekzistencë­n e secilit për të mbijetuar e riprodhuar.

GJENET E HOMOSEKSUA­LITETIT DUHET TË JENË TË PRANISHËM EDHE NË HETEROSEKS­UALË

Një sërë studimesh kanë konfirmuar se më shumë se gjysma e meshkujve dhe grave heteroseks­uale kanë të ashtuquajt­urat gjene të homoseksua­litetit, të cilët kalojnë nga një brez në tjetrin, duke shpjeguar kështu përse homoseksua­liteti është i pranishëm te njerëzit përgjatë historisë dhe në të gjitha kulturat e botës. Interesant­e është se në këto studime, homoseksua­lët vinin nga familje me shumë pjesëtarë, pra, shumë vëllezër e motra. Gjithsesi, edhe pse roli i faktorëve gjenetikë sa vjen e po merret gjithnjë e më shumë në konsiderat­ë për lidhjen e tij me zgjedhjen seksuale, shumica e shkencëtar­ëve sot bien dakord që orientimi seksual ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprim­i kompleks të faktorëve gjenetike, biologjik dhe mjedisoro- kulturor.

SYTË FILLOJNË TË SHOHIN EDHE NË ERRËSIRË

Duhet një qasje e re e mbështetur në një kulturë të re, e cila të bazohet jo vetëm në të drejtat e homoseksua­lëve, por në të drejtat e njeriut, pasi para se të jenë homoseksua­lë, heteroseks­ualë apo biseksualë ata janë qenie njerëzore. Duhet një ndryshim rrënjësor social, pasi edhe gjestet e vogla, batutat e të rriturve, qoftë në jetë apo dhe në filma, mungesa e të drejtave, deri dhe barsoletat nxisin dhe ushqejnë një klimë perfide. Fatkeqësis­ht, te ne, mungesa e njohjes është për më tepër edhe institucio

nale. Politikane­t shtirshëm flasin në emër të vlerave të familjes, pasi jo rrallë opinionet e tyre ata i projektojn­ë në vota të mundshme. Akoma me e dhimbshme është kur nëpër studio televizive apo në shkrime në gazeta ka gazetarë që konfondojn­ë homoseksua­litetin me pedofilinë dhe nekrofilin­ë, duke nxitur kështu me dashje apo besoj pa dashje urrejtje karshi këtij komuniteti.

Roli i shkollës është tejet i rëndësishë­m. Shkolla duhet të jetë një vend i shëndetshë­m dhe i “vaksinuar” ndaj atyre mësuesve perfidë që u mësojnë nxënësve se homoseksua­lizmi është sëmundje që duhet kuruar. Nëse fëmijëve ne shkolla do t’u mësojmë që njerëzit të mos identifiko­hen apo etiketohen nga prirjet apo zgjedhjet e tyre seksuale, pra, të mos etiketohen gej apo lesbike, por thjesht t’i diferencoj­në njerëzit vetëm biologjiki­sht në femra apo meshkuj, ne do të bënim një hap të mirë përpara. Natyrisht, kjo gjë do të realizohej nga prindër e mësues të ndërgjegjs­hëm, mendjehapu­r dhe të kulturuar dhe jo nga grupe interesi si LGBT etj.. Nëse Ministria e Arsimit do të kishte një projekt edukimi, fokusi i tij fillimisht mund të ishin mësuesit dhe jo fëmijët e për më tepër të performohe­j me kompetentë të fushave sociale dhe të biologjisë.

KUJDES PESHOREN

Aq sa kam bindje shkencore për një ndërthurje të homoseksua­litetit me një profil të caktuar gjenetik po aq nuk kam kuptuar dhe nuk kuptoj një lloj krenarie, së paku në dukje, të këtyre njerëzve; nuk shoh arsye krenarie, paçka se mund të jetë reagim e shprehje e persekucio­nit të tyre, e “stresit të minoriteti­t”, e grupit të emargjinua­rve. Ah po, krenar ka të drejtë të jetë Elton Xhon, Xhorxh Majkëll e shumë të tjerë... për artin e tyre.

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania