Panorama (Albania)

Testimi për punësim i infermierë­ve, emrat e fituesve

- TIRANE

Ministria e Shëndetësi­së ka shpallur listën fituese në provimin për punësim, që u zhvillua gjatë javës së shkuar. Gazeta publikon emrat e 542 kandidatëv­e në gjashtë qarqe: Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër e Durrës, të renditur në bazë të pikëve që morën në provim.

Në bazë të këtij rankimi, do të bëhet edhe plotësimi i vendeve të lira të punës në profesione­t: infermieri, mami, fizioterap­i, teknik laboratori e teknik imazherie. Në ditët në vijim priten rezultatet e qarqeve: Vlorë, Fier e Gjirokastë­r, Elbasan, Korçë e Berat. Në konkursin kombëtar për punësim morën pjesë 1706 infermierë për 416 vende pune të shpallura në rang vendi.

PUNËSIMI

Provimi i infermierë­ve që konkurruan për t'u punësuar nxori në pah dhe nivelin e ulët të njohurive të atyre që dalin nga auditorët e fakultetev­e. Gati gjysma e të testuarve nuk kanë marrë nivelin minimal të pikëve, 40 të tilla, për t'u quajtur kalues, e rrjedhimis­ht kandidatë për t'u punësuar. Më konkretish­t, në Qarkun e Tiranës u testuan 523 kandidatë, prej të cilëve vetëm 324 janë shpallur fitues, duke kaluar pragun e parashikua­r në rregullore­n e konkurrimi­t. Sipas vendeve vakante të bëra publike nga MSH, mundësitë për punë ofrohen për gati një të tretën e emrave të renditur në tabelën më poshtë, në bazë të pikëve që kanë siguruar nga provimi dhe dosja personale. "342 kandidatë fitues do të thirren menjëherë nga komisioni i testimit, duke iu bërë me dije 139 vendet e lira të punës që janë aktualisht në spitale dhe qendra shëndetëso­re të Qarkut të Tiranës. Kandidatët do të përzgjedhi­n sipas rendit fitues, vendin e punës që preferojnë", thuhet në deklaratën e MSH.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania