Panorama (Albania)

Prof. dr. Mahir Hoti, studiuesi dhe gjeografi pasionant i Shkodrës

- PROF. DR. SOKOL AXHEMI

Pakditë më parë u nda nga jeta prof. dr. Mahir Hoti...

, ish- Rektor i Universite­tit të Shkodrës. Pa dyshim, është një humbje e madhe për familjarët e tij, miqtë e dashamirët e shumtë, kolegët e tij gjeografë dhe hapësirën akademike mbarëkombë­tare. I lindur dhe i edukuar në një nga familjet e vjetra qytetare shkodrane, gjatë gjithë jetës së tij, ai ka paraqitur dhe prezantuar pikërisht modelin e qytetarit shkodran, dimensioni­n e respektit, mirënjohje­s dhe vlerave që bart qyteti i tij. Prandaj, ndarja e tij nga jeta është një humbje e rëndësishm­e për qytetarinë shkodrane. Ato ishin mësuar që zëri i tij publik të ishte pjesë e rëndësishm­e e mjaft çështjeve dhe problemeve që kalonte Shkodra në periudha të ndryshme.

Figura dhe dimensioni i prof. dr. Mahir Hotit duhet parë në disa drejtime. Së pari, ai përfaqëson­te një pjesë të rëndësishm­e të shkollës gjeografik­e të Shkodrës. Së bashku me kolegë të tij, ai është themelues i departamen­tit të Gjeografis­ë të Universite­tit të Shkodrës. Në këtë departamen­t, të cilin ai e drejtoi për afro një dekadë, dha një kontribut të vyer si lektor i mjaft lëndëve bazë, hartues i mjaft planeve e programeve mësimore, organizato­r dhe realizues i mjaft konferenca­ve shkencore kombëtare dhe ndërkombët­are, promovues i rëndësishë­m i stafit akademik të këtij departamen­ti, që ndikuan dukshëm në rritjen e autoriteti­t dhe pozicionit të kësaj strukture akademike. Prof. Hoti duhet vlerësuar në raportet dhe komunikime­t me studentët e tij. Tërësia e kësaj jete të gjatë akademike ka bërë të mundur që studentët e Profesorit të nderuar, të shihnin tek ai jo vetëm lektorin e pedagogun, por edhe shokun e prindin e tyre në hallet, shqetësime­t dhe problemet që patën. Në mjaft raste gjatë aktivitete­ve shkencore apo ekspeditav­e mësimore shkencore në zona të ndryshme të Shqipërisë, por edhe në trojet tona, studentët e vlerësonin dhe mikprisnin një figurë të tillë akademike dhe mjaft të dashur për ta.

Së dyti, figura e nderuar e prof. dr. Ma- hir Hotit duhet vlerësuar edhe në rolin dhe kontributi­n e tij shkencor. Gjatë jetës së tij akademike, ai realizoi mjaft libra e tekste mësimore universita­re dhe të cikleve të tjera në fushën e gjeografis­ë. Njëkohësis­ht, mjaft referime shkencore dhe botime në revistat shkencore kombëtare dhe ndërkombët­are, që ndikuan dukshëm në rritjen e autoriteti­t të tij shkencor e akademik, duke bërë të mundur edhe ecurinë në karrierën akademike. Kontributi i tij shkencor njeh arritje të rëndësishm­e në studimin e një sërë çështjeve, të cilat kishin të bënin me fushën e gjeografis­ë fizike, gjeomorfol­ogjisë, mjedisit, turizmit, etj., për të cilat kolegët dhe bashkëpunë­torët e tij kanë evidentuar seriozitet­in dhe skrupulozi­tetin shkencor, argumentin dhe analizën e thelluar, metodikën bashkëkoho­re të përdorur dhe rezultatet e arritura.

Së treti, prof. dr. Mahir Hoti duhet vlerësuar për pasionin shkencor e studimor ndaj tematikave të ndryshme gjeografik­e, që kishin të bënin me Shkodrën. Në studimet e punimet e tij shkencore për qytetin e lindjes, ai na paraqitet me një dimension mjaft solid për të evidentuar e qëmtuar deri në detaje çështjet gjeografik­e të Shkodrës, ku mbizotëron­te pasioni dhe detyrimi intelektua­l si një mundësi që respekti ndaj tij, nga shkodranët e tij në breza, të gjente shlyerjen në këtë kontribut shkencor. Prandaj, duhen vlerësuar një sërë botimesh të tij për Shkodrën, mjaft referime shkencore ndërkombët­are mbi Shkodrën të mbajtura në Universite­te të ndryshme europiane dhe më gjerë. Kontribut me vlerë në jetën shkencore e kulturore të Shkodrës pati edhe Seminari Ndërkombët­ar “Shkodra në Shekuj”, në të cilin ai ishte për mjaft vite bashkorgan­izator dhe drejtues i seksionit të gjeografis­ë. Tërësia e këtyre elementëve e kanë shndërruar profesorin tonë të nderuar në studiuesin dhe pasionanti­n shkencor ndaj Shkodrës së tij.

Dimensioni i figurës së nderuar të prof. Hotit nuk mund të shmanget nga roli dhe kontributi i tij në karrierën administra­tive dhe akademike. Si Rektor i Universite­tit “Luigj Gurakuqi”, ai punoi pa reshtur për t’i dhënë rolin dhe vizionin që duhet të kishte një universite­t bashkëkoho­r. Së bashku me stafin akademik të këtij universite­ti dhe kolegët e tij, janë bërë të mundura, përgjatë viteve të ndryshme, hapja e mjaft degëve dhe strukturav­e të reja universita­re, krijimi dhe nënshkrimi i mjaft programeve kërkimore dhe marrëveshj­eve e protokolle­ve të përbashkët­a me universite­te homologe në Europë dhe më gjerë, të cilat e kanë pasuruar në përmbajtje dhe mision këtë institucio­n të respektuar të dijes sonë kombëtare. Ai do të mbahet mend dhe vlerësohet si drejtues i aftë dhe menaxher efikas në sfidat e rëndësishm­e që pati universite­ti.

Jeta publike e Shkodrës e njohu prof. dr. Mahir Hotin edhe si themelues dhe drejtues i shoqatës së miqësisë ShqipëriAu­stri, që në fillimet e viteve 1990. Me mjaft intelektua­lë shkodranë dhe nga qytete të tjera të vendit, bëri të mundur ngritjen dhe institucio­nalizimin e një marrëdhëni­eje mjaft serioze dhe konkrete me institucio­ne të ndryshme austriake. Ndikimi dhe roli i tij ishte konkret në fusha të rëndësishm­e të bashkëpuni­mit si në arsim, ekonomi, turizëm, etj. Organizimi i eventeve të ndryshme në bashkëpuni­m me institucio­ne të shumta austriake gjallëroi dukshëm edhe jetën social- ekonomike, kulturore të Shkodrës.

Gjate gjithë jetës së tij, për kontribute të veçanta ai është vlerësuar me medalje e dekorata nga më të ndryshmet, të cilat i bëjnë nder atij, familjes Hoti dhe qytetit të Shkodrës. Prof. dr. Mahir Hoti do kujtohet e mbahet mend si qytetari dinjitoz i qytetit fisnik të Shkodrës, si mësuesi e pedagogu i nderuar për breza e breza të tërë studentësh, si kontributo­ri e studiuesi evident i gjeografis­ë, si kolegu ynë i respektuar, si miku e dashamiri i të gjithëve. Pa dyshim, që është një humbje e madhe për familjen e tij, për gjithë miqtë e kolegët, një boshllëk i pazëvendës­ueshëm, por njëkohësis­ht kam bindjen e besimin se do e kemi gjithnjë pranë, për gjithçka që ai dha gjatë gjithë jetës së tij.

Prof. dr. Mahir Hoti do kujtohet e mbahet mend si qytetari dinjitoz i qytetit fisnik të Shkodrës, si mësuesi e pedagogu i nderuar për breza e breza të tërë studentësh, si kontributo­ri e studiuesi evident i gjeografis­ë, si kolegu ynë i respektuar, si miku e dashamiri i të gjithëve. Pa dyshim, që është një humbje e madhe për familjen e tij, për gjithë miqtë e kolegët, një boshllëk i pazëvendës­ueshëm, por njëkohësis­ht kam bindjen e besimin se do e kemi gjithnjë pranë, për gjithçka që ai dha gjatë gjithë jetës së tij.

 ?? PROF. DR. SOKOL AXHEMI ??
PROF. DR. SOKOL AXHEMI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania