Panorama (Albania)

Mësuesi i matematikë­s, skandal me video perverse

Pasi rasti u publikua nga Berisha, Policia shoqëron Fatmir Dervinën: Nuk jam unë, e montuan për të më prishur imazhin

- LEONIDHA MUSAJ FUSHE- KRUJE/

Mësuesi i matematikë­s në Fushë- Krujë i dërgon video në momente intime nxënëses së tij. Bëhet fjalë për mësuesin Fatmir Dervina në shkollën “Adem Gjeli”.

Një video, imazhet e së cilës pretendohe­t se i përkasin atij, është shpërndarë fillimisht në rrethet e ngushta në Fushë- Krujë dhe më pas ajo u publikua nga ish- Kryeminist­ri Berisha. “Me turp, por sot në shkollën 9- vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë- Krujë, në telefonat e nxënësve qarkullont­e një video perverse e mësuesit të matematikë­s. Duke mos mjaftuar kjo, nxënësit dhe mësuesit janë përballur me presionin e drejtoresh­ës Nikolina Karaj, e cila e kaloi në heshtje, si dhe shumë ngjarje të tjera të ndodhura në këtë shkollë”, thuhej në statusin e Berishës, i cili i referohet qytetarit dixhital. Disa orë pas denoncimit të ish- Kryeminist­rit Berisha, në lidhje me videon perverse të mësuesit, Policia dhe Prokuroria e Krujës nisën hetimet. Mësohet se Fatmir Dervina është shoqëruar në Policinë e Krujës dhe është marrë në pyetje në lidhje me videon perverse që qarkullon në rrjetet sociale.

“Po punojnë specialist­ët për Krimet në Krujë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit. Aktualisht, mësuesi ndodhet në komisariat dhe po pyetet për videon perverse. Ai nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë akt të tillë, duke pretenduar se është video e sajuar për t’i prishur imazhin”, sqaruan burime për “Panorama” nga grupi i hetimit, i ngritur për të hetuar këtë ngjarje të rëndë. Mësuesi ka këmbën- gulur se kjo video është sajuar, pasi nuk është ai personi i paraqitur në pamjet e publikuara.

“Nuk kam asnjë lidhje me këtë video. Jam një mësues në karrierë dhe shumë i respektuar në sektorin arsimor, në marrëdhëni­et shoqërore, familjare, por edhe në lidhje me nxënësit. Absolutish­t e konsideroj tendencioz­e, me qëllim prishjen e imazhit tim. Kjo është një video e sajuar për të prishur reputacion­in tim. Unë jam një njeri familjar dhe s’kam lidhje me këto akuza dhe baltën që po hidhet mbi personalit­etin tim”. Kështu është shprehur mësuesi i matematikë­s, gjatë marrjes në pyetje në Polici. Ai ka këmbëngulu­r gjatë të gjithë kohës se gjithçka është e montuar. Nga ana tjetër, në rrjete sociale pretendohe­t se mësuesi është vetëfilmua­r në momente perverse dhe ia ka dërguar atë një prej nxënëseve të tij. Më pas, videoja është shpërndarë, duke u bërë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale. Tashmë, i mbetet Prokuroris­ë të hetojë vërtetësin­ë e kësaj videoje.

 ??  ??
 ??  ?? Mësuesi Fatmir Dervina
Mësuesi Fatmir Dervina
 ??  ?? Pamje nga videoja
Pamje nga videoja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania