Panorama (Albania)

Vrasja e 28- vjeçarit, daja: Shteti doli garant

Policia zbardh krimin, shpall në kërkim Kastriot Gjuzin

- ETLEVA DELIA

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e së martës në Kinostudio, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 28- vjeçari Mario Majollari.

Është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 40- vjeçari Kastriot Gjuzi, i njohur me emrin Petrit Gjuzi, banues në zonën e Tufinës. Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë se ekzekutimi i Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrje­je. Kjo, pasi babai i tij, 18 vite më parë, ka vrarë 2 persona, njëri prej të cilëve Ilir Gjuzi, vëllai i personit që u shpall në kërkim dje nga Policia. Megjithatë, përveç motivit dhe faktit që Kastriot Gjuzi nuk është gjetur në shtëpinë e tij apo në ambiente të tjera që frekuenton, nga ana e Policisë duket se ende nuk ka ndonjë provë tjetër të fortë në lidhje me përfshirje­n e tij të drejtpërdr­ejtë në krim. Ndërkohë, Policia e Tiranës thotë zyrtarisht: “40vjeçari Kastriot Gjuzi dyshohet se rreth orës 20: 25, në rrugën ‘ Aleksandër Moisiu’, për motive hakmarrjej­e ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollari, 28 vjeç”. Nga verifikime­t e kryera nga Policia, rezulton se ky person ndodhet në Shqipëri, por deri tani nuk është mësuar vendndodhj­a e tij. “Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën ‘ Aleksandër Moisiu’. Identifiko­het e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28- vjeçarit Mario Majollari”, deklaroi dje Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes, ishte ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor. Pas një pune intensive, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fik- simit të çdo prove në vendngjarj­e, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. “Specialist­ët e Sektorit për Krimet e Rënda bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, Kastriot ( Petrit) Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20: 25, në rrugën ‘ Aleksandër Moisiu’, për motive hakmarrjej­e ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollari, 28 vjeç. Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim”, tha Policia.

 ??  ??
 ??  ?? VIKTIMA MARIO MAJOLLARI
VIKTIMA MARIO MAJOLLARI
 ??  ?? Autori i dyshuar, Kastriot ( Petrit) Gjuzi
Autori i dyshuar, Kastriot ( Petrit) Gjuzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania