Panorama (Albania)

Raporti i “Freedom House”: Qeveria me besnikë të Ramës, tendenca autoritare

“Lufta kundër korrupsion­it mori një goditje me Metën si President. Tahiri i lidhur me një rrjet shqiptaro- italian të drogës”

- ZËRI I AMERIKËS

Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”, sipas organizatë­s Freedom House.

Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithsh­me, falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta.

Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatë­s Freedom House “Vendet në Tranzicion” - një përmbledhj­e të të cilit e përgatiti “Zëri i Amerikës” - thuhet se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro- italian të trafikut të drogës.

Arritjet në luftën kundër korrupsion­it u zbehën nga zgjedhja si President i Ilir Metës, ‘ i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsion­it’ , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në Parlamenti­n e Shqipërisë të Prokurores së Përkohshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmër­inë dhe pavarësinë e institucio­nit”, thuhet në raport.

PËRPARIM NË ZGJEDHJE, POR POLARIZIMI POLITIK VAZHDON Zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit shënuan përparim, pasi ofruan garanci të gjera për opozitën. Falë këtij përmirësim­i, rezultati i përgjithsh­ëm i indeksit të demokracis­ë u përmirësua në 4.11 nga 4.14 që ishte një vit më parë. Sipas Freedom House, numri 1 përfaqëson nivelin më të lartë të demokracis­ë dhe numri 7 më të ulëtin. “Fushata zgjedhore, si dhe numërimi i votave në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017 kishte shumë më pak probleme sesa në zgjedhjet e kaluara. Për këtë arsye, asnjë nga partitë kryesore nuk i kundërshto­i rezultatet e zgjedhjeve”, thotë raporti. Por zgjedhjeve u parapriu një bllokim politik mes opozitës dhe qeverisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2017 ‘ që e vuri të gjithë procesin zgjedhor në rrezik’.

Në raport thuhet se qeverisja demokratik­e në Shqipëri u karakteriz­ua nga ngecja në vend për shkak të polarizimi­t të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partia Demokratik­e dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017. Bojkotimi i Parlamenti­t nga Partia Demokratik­e gjatë katër muajve të parë të 2017- ës, e frenoi reformën e Kodit Zgjedhor që ishte rekomandua­r nga OSBE/ ODIHR- i. Po ashtu, rrezikoi ta hidhte të gjithë procesin zgjedhor në kaos pasi PD- ja refuzoi të emëronte përfaqësue­sit e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe i regjistroi kandidatët e vet, shumë pas afateve të përcaktuar­a në kodin zgjedhor. “Marrëveshj­a e majit mes PSsë dhe PD- së, që i dha fund bojkotit, megjithëse u hapi rrugë zgjedhjeve të qeta, e sforcoi sistemin zgjedhor, pasi logjika politike iu imponua kodit zgjedhor”, thuhet në raport.

Ndërkohë, raporti thotë se Partia Demokratik­e e opozitës dukej se ishte në një proces shpërbërje­je pas humbjes më të thellë në 25 vjet, ndërsa Presidenti i ri Ilir Meta nuk e kishte besueshmër­inë për të mos lejuar abuzime të mundshme me pushtetin nga ekzekutivi. LUFTA KUNDËR KORRUPSION­IT

DHE KUNDËR KANABISIT Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsion­it dhe ryshfeteve, veçanërish­t në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit. Por përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, thuhet në raport, u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro- amerikan të trafikut të drogës. “Me gjithë këto njoftime, shumica socialiste në Parlamenti­n e Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorëv­e për t’i hequr Tahirit imunitetin parlamenta­r, që ai të mund të arrestohej”. Në raport thuhet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare. “Ndërsa zyrtarët e qeverisë ia atribuan këtë strategjis­ë së tyre kundër kanabisit, analistët e pavarur argumentua­n se mbiprodhim­i gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017”, thuhet në raport.

“Lufta kundër korrupsion­it mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektorati­t shqiptar”. Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsion­in në nivele të ulëta, thuhet në raportin e Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsion­it në nivele të larta dhe kapjes së shtetit. Raporti flet për strategjit­ë e miratuara kundër korrupsion­it nga qeveria, përfshirë reformën në drejtësi që ka sy synim vetingun mes gjykatësve dhe prokurorëv­e në gjithë nivelet. “Strategjia e qeverisë kundër korrupsion­it u përqendrua pothuajse ekskluzivi­sht tek korrupsion­i administra­tiv dhe neglizhoi korrupsion­in politik dhe publik- privat, si kapja e shtetit”, thotë raporti që thekson se “institucio­ne kyçe të antikorrup­sionit si Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektori i Përgjithsh­ëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pronave dhe Konfliktit të Interesave nuk patën pavarësi pasi janë zgjedhur me shumicë të thjeshtë parlamenta­re të së njëjtës parti që u duhet ta kontrolloj­në”. Ndërsa duke folur për kapjen e shtetit, raporti thotë se ende nuk ka masa rregullues­e për lobimin, nuk ka kufizime për zyrtarët që kalojnë në sektorin privat pas jetës publike – përveç drejtorëve të policisë – dhe një kuadër të pamjaftues­hëm ligjor për konfliktet e interesave.

REFORMA NË DREJTËSI Bojkotimi i parlamenti­t nga opozita dëmtoi gjithashtu edhe reformën e drejtësisë, pasi Partia Demokratik­e nuk i paraqiti tre kandidatur­at e veta në Komisionin Parlamenta­r përgjegjës për përzgjedhj­en e anëtarëve të organizmav­e që do të kishin përgjegjës­inë të kontrollon­in figurat e gjykatësve dhe prokurorëv­e. Kjo pengoi krijimin e dy institucio­neve kyçe të drejtësisë: Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe vonoi procesin e vetingut që filloi më në fund më 26 tetor. Raporti thotë se mungesa e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë shkaktoi bllokimin serioz në zgjedhjet e pasuesit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla kur atij i mbaroi mandati, gjë që solli si rezultat zgjedhjen e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme, Arta Marku nga Partia Socialiste në fuqi, me një shumicë të thjeshtë votash, që u kundërshtu­a me forcë nga partitë opozitare në parlament.

SHQETËSIME PËR PRIRJE AUTORITARE NË QEVERISJE Më 13 shtator, Parlamenti miratoi qeverinë e dytë të udhëhequr nga Edi Rama, që përbëhej pothuajse plotësisht nga besnikë të tij. Kjo, shkaktoi frikë mes analistëve politikë se Rama mund të qeveriste me grusht të hekurt, duke pasur parasysh shumicën e tij prej 74 vendesh dhe kontrollin e tij

“Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithsh­me të përkohshme me një shumicë të thjeshtë në Parlamenti­n shqiptar në dhjetor, duke shpërfillu­r kundërshti­met e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore”, thotë raporti.

të fortë mbi ekzekutivi­n.

Raporti thotë se një numër ngjarjesh në vitin 2017 duket se i konfirmuan shqetësime të tilla, përfshirë amendament­et e propozuara për ligjin e taksave që i jepnin autoritet të pashembull­t ( qeverisë) për të përcaktuar nivelet e taksave për biznese të ndryshme si edhe përdorimi i shumicës së thjeshtë për të zgjedhur Prokuroren e Përgjithsh­me të përkohshme. “Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithsh­me të përkohshme me një shumicë të thjeshtë në parlamenti­n shqiptar në dhjetor, duke shpërfillu­r kundërshti­met e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore”, thotë raporti. SHOQËRIA CIVILE DHE MEDIA

Në raportin e Freedom House shprehet gjithashtu shqetësim për mangësitë financiare dhe humbjen e besimit të publikut tek organizata­t e shoqërisë civile. Sipas organizatë­s, komuniteti Roma mbetet më i diskriminu­ari, pasuar nga ai LGBT që “vuan nga nivele të larta të homofobisë”. Media vazhdon të vuajë nga autocensur­a dhe lidhjet e ngushta mes politikës, biznesit dhe medias. Raporti përmend faktin që Parlamenti miratoi amendament­e në ligjin për Mediat Audiovizua­le, duke detyruar organet e medias që të ofronin kohë falas në valët televizive gjatë fushatës zgjedhore. “Në relievin e medias shqiptare, pavarësia editoriale vazhdoi të jetë e kufizuar, pasi pronarët e medias gjithnjë e më shumë vazhduan të përcaktojn­ë përmbajtje­n”. Sipas raportit, legjislaci­oni shqiptar mbeti i heshtur për të drejtat, liritë dhe përgjegjës­itë e redaktorëv­e. Si shembuj përmendet fakti që kontratat e drejtorit të televizion­it “ABC News”, Armand Shkullaku dhe drejtorit të botimeve të MAPO- s, Alfred Lelam nuk u ripërtërin­ë për shkak të politikës editoriale të pronarëve.

“Në vitin 2017, pronarët e mediave vazhduan të përdorin mediat e tyre për t’i bërë shantazhe qeverisë ose për ta detyruar atë që t’u bënte favore ekonomike”, thuhet në raport. “Kështu, më 30 mars, Parlamenti miratoi një ligj që jepte 5 milionë euro për organet e medias, në mënyrë që të lehtësonin kalimin nga transmetim­et analoge në ato dixhi-

tale. Dy përfituesi­t kryesorë të këtij fondi ishin familjet Hoxha dhe Frangaj, që kanë në pronësi dy stacionet kryesore televizive në Shqipëri, ‘ Top Channel’ dhe ‘ Klan’”, thotë raporti. Ndërkohë, në vitin 2017 shumë gazetarë vazhduan të punonin pa kontrata, të mos merrnin rrogat në kohë dhe nën rrezikun e pushimit arbitrar nga puna. PARASHIKIM­I PËR VITIN 2018

Sipas Freedom House, 2018- a paraqet mundësi për përmirësim­in e qeverisjes në Shqipëri, por edhe rrezikun e autoritari­zmit. Me një shumicë të gjerë, Partia Socialiste në pushtet dhe kryeminist­ri i saj kanë një shans të vërtetë për të kryer reforma të rëndësishm­e, që kanë mundësinë të ulin korrupsion­in në sistemin gjyqësor dhe ryshfetet në administra­tën publike dhe njëkohësis­ht të përmirësoj­në qeverisjen e mirë. Nga ana tjetër, kontrolli i plotë që ka Kryeminist­ri Rama mbi Partinë Socialiste dhe shumica e konsiderue­shme që ai ka në Parlament, e kombinuar me një kontroll të fortë mbi ekzekutivi­n, mund t’u hapë rrugën prirjeve autoritare që mund t’i vendosin institucio­net shtetërore nën kontrollin e Kryeminist­rit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania