Panorama (Albania)

Presidenca: Keqardhje për raportin, keqpërdori­m

Freedom House: Jemi institucio­n jopartiak, bëjmë analizat tona

-

Pas akuzave që raporti i “Freedom House”, ngriti ndaj Presidenti­t të Republikës, reagoi zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, duke e cilësuar raportin në funksion të axhendave politike.

Në përgjigje të interesimi­t të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House, zëdhënësi i Presidenti­t Ilir Meta, Tedi Blushi, u shpreh: “Keqardhje për keqpërdori­min e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidenti­t Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/ 5- at e votave dhe në një moment kyç për stabilitet­in e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedh­ore”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidenti­t të Republikës. Sipas zyrës së kreut të shtetit, korrupsion­i mund të hetohet nga Freedon House, duke filluar me porositësi­t dhe ata që kanë ndikuar që ky raport të ketë deformime të tilla. “Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulativ­e dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificial­e. Nëse Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsion­in në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsion­it kombëtar dhe ndërkombët­ar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpuno­jmë edhe me Freedom House”, përfundon reagimi i zëdhënësit të Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi. Në raportin e saj vjetor, Freedom House thoshte se lufta kundër korrupsion­it mori një goditje me zgjedhjen e Metës në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste. “Lufta kundër korrupsion­it mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, Presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste”, thuhet në raport. Por Freedom House reagoi dje në mbrëmje pas kërkesës së “Zërit të Amerikës” për këtë reagim nga zyra e Presidenti­t të Republikës. Drejtori i Komunikimi­t në këtë organizatë, Robert Ruby, u shpreh se të gjitha palët duhet ta lexojnë të gjithë raportin e Freedom House. “Ne inkurajojm­ë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishm­e rreth korrupsion­it dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucio­neve të nevojshme për luftën kundër korrupsion­it dhe rreth një kornize të pamjaftues­hme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucio­neve. Freedom House është një institucio­n jopartiak dhe konkluzion­et e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë”, u shpreh Robert Ruby.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania