Panorama (Albania)

Donald Lu: Llalla rrezikon burgun, gënjeshtër për Metën

Ofendim për Presidenti­n Meta dhe popullin shqiptar”

- TIRANE

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar dje pas akuzave të ishKryepro­kurorit Adriatik Llalla se në maj të vitit 2015, i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në një reagim për “News 24”, Donald Lu e ka quajtur Adriatik Llalën si një zyrtar publik të korruptuar dhe të diskretitu­ar. Për diplomatin amerikan, ish- Kryeprokur­ori është në hetim aktiv për pastrim parash dhe krijimin e pasurive të shumta të pajustifik­uara. Sipas tij, Adriatik Llalla vazhdon të flasë kundër Reformës në Drejtësi, pasi ai rrezikon të shkojë në burg për shkak të korrupsion­it të tij. “Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Llalla, është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskreditu­ar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjegua­ra. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër Reformës në Drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsion­in e tij”, ka thënë dje ambasadori Lu. Duke folur për pretendimi­n konkret të arrestimit të Presidenti­t Ilir Meta, në kohën kur drejtonte Parla- mentin e Shqipërisë, Donald Lu e quajti si gënjeshtër absurde. Pretendime­t e Llallës, në reagimin e tij, Donald Lu i ka quajtur edhe si një fyerje ndaj Presidenti­t Ilir Meta dhe popullit shqiptar. “Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish- Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidenti­n Meta dhe popullin shqiptar”, ka thënë dje ambasadori Lu. Më datë 2 shkurt, në emisionin “Opinion”, Adriatik Llalla ka rrëfyer një histori të takimit privat që pati me ambasadori­n Lu në zyrë dhe tha se i ishte bërë presion për Bankers Petroleum, e quajti sorosist, e akuzoi për shantazh, por emrin e politikani­t të shënjestru­ar nga Ambasada Amerikane nuk e bëri publik. Por emrin e politikani­t që iu kërkua të arrestohej nga Ambasada Amerikane, ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacio­n në lidhje me ndikimin e “Soros”- it në Shqipëri.

“Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidenti­n Meta dhe popullin shqiptar”, ka thënë dje ambasadori Donald Lu

 ??  ?? Ambasadori Donald Lu
Ambasadori Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania