Panorama (Albania)

Ahmetaj takime në Kukës me biznesin e vogël për TVSH: Nuk ka taksë të re

Ministri: Përpjekja për politizimi­n e protestës dështoi. Nuk ka ngarkesë fiskale të shtuar, s’ka gjoba për gabimet në deklarim

- DORINA AZO

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte dje në Kukës, ku u takua me përfaqësue­s të bizneseve të vogla për të diskutuar mbi uljen e pragut të TVSH- së.

Ky është takimi i parë që qeveria organizon në Kukës, pas protestës për tarifën e Rrugës së Kombit. Ministri Ahmetaj informoi nga qyteti i Kukësit biznesin për nisjen e fushatës së trajnimit dhe asistimit nga Administra­ta Tatimore të biznesit të vogël, që hyn në TVSH. “Dua t’i falënderoj të gjithë bizneset e vegla të Kukësit që dje nuk i ulën qepenat. U gëzova pa masë, kur që këtu nga Kukësi, më thanë që qyteti ka refuzuar të mbyllë qepenat, më thanë që qyteti ka refuzuar ta kthejë një çështje normale ekonomike dhe fiskale në çështje politike. Pikë së pari dhe mbi të gjitha, dje, nëse e patë, të vetmet grupe të biznesit të vogël që kanë mbyllur qepenat, kanë qenë tregjet. Tregjet e bashkive, tregjet e fruta- perimeve, fermerët dhe të gjithë ata që janë me xhiro në 2 milionë, janë të përjashtua­r nga detyrimi. Pra, imagjinoni se çfarë ndodhi dje, kur politika tentoi të politizont­e, pa informacio­n apo me qëllimshmë­ri, një aktivitet normal ekonomik dhe fiskal dhe kjo është dhe arsyeja pse një protestë me tendencë politike dështoi”– tha Ahmetaj. Ministri theksoi sërish se TVSH është një taksë indirekt për TVSH- në, e cila paguhet nga konsumator­i dhe detyrimi për deklarim nuk parashikon asnjë ngarkesë të shtuar fiskale për biznesin, as rritje çmimesh për konsumator­in. Ministri Ahmetaj tha se skema nuk rrit kostot për biznesin. “Bizneseve nuk do t’u rriten kostot. Pse? Sepse kush është biznes i vogël, e di që sot deklaron një herë në tre muaj kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re dhe prapë një herë në tre muaj do të deklarojë në një deklaratë të thjeshtësu­ar. Dhe këtu, duke filluar që nga unë i pari dhe deri te punonjësi më i thjeshtë i Tatimeve do të vijë derë më derë te ju për t’ju sqaruar. Derë më derë te çdo biznes i vogël në Republikën e Shqipërisë, për t’i sqaruar me qetësi dhe me përulësi këdo që është i paqartë. Pra, nuk ka rritje takse. Nuk është taksë e re. Nuk rriten çmimet dhe mbi të gjitha nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar”– tha ministri. Pjesë e diskutimit me bizneset ishin edhe tarifa e Rrugës së Kombit, për të cilën ministri tha se qeveria është në negociatë të përshpejtu­ar me koncesiona­rin për të arritur në një paketë shumë të lehtësuar në favor të banorëve të Kukësit. Duke folur për investimet në zonë, ministri përmendi dy projekte të mëdha, që do të reflektohe­n në ekonominë e rajonit dhe punësim, hapja së shpejti e një kompanie të madhe në sektorin fason, e cila do të krijojë rreth 500 vende të reja pune dhe avancimi i negociatav­e për aeroportin e Kukësit.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj dje, gjatë takimit me bizneset në Kukës
Ministri Ahmetaj dje, gjatë takimit me bizneset në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania