Panorama (Albania)

Operatorët e huaj turistikë në Tiranë, Klosi: 2018- a, bum i zhvillimit

-

OPERATORE TURISTIKE nga 46 vende të botës, përfshirë dhe ato në vendin tonë, shkëmbyen ofertat e tyre turistike në tregun e turizmit. Tur- operatorët shqiptarë paraqitën potenciali­n e Shqipërisë nëpërmjet paketave turistike. Takimi, i pari i këtij lloji në vendin tonë për nga dimensione­t, shënon ngritjen e siparit të një turizmi hyrës në Shqipëri

Tirana u bë qendra e takimit të biznesit turistik botëror për dy ditë me radhë. Dhjetëra operatorë nga 46 vende të botës erdhën në Shqipëri për të blerë paketa turistike. I pranishëm në këtë takim, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e lexoi këtë interes të shtuar për vendin tonë, si një shenjë pozitive për zhvillimin turistik për këtë vit. “Viti 2018 në Shqipëri do të jetë si asnjëherë tjetër, me një bum shumë të madh zhvillimes­h turistike dhe ofrimit të turizmit dhe po ashtu, kuptoj nga gjithë biznesi lokal dhe ai ndërkombët­ar interesin shumë të madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri, të cilat për momentin janë problemi ynë më i madh”. Për ministrin e Turizmit, interesi për Shqipërinë si pjesë e ofertës së përbashkët turistike e rajonit, do sjellë diversifik­im të ofertave, pasi vendi ynë ka potencial edhe për stinët e tjera të vitit. “Do të doja shumë që ky vit të vazhdojë me politika që nuk shkojnë më vetëm brenda vitit kalendarik dhe sezonit turistik, por do të shkojnë në kontrata afatgjata, në kontrata të dekadës së re turistike të vendit tonë. Ajo që ne vazh- dojmë të kërkojmë me forcë, është promovimi i agroturizm­it, promovimi i sajteve kulturore, promovimi i politikës sonë të 100 fshatrave, pasi Shqipëria nuk do të duhet të jetë në tregun rajonal të turizmit vetëm si turizëm i detit dhe i rërës, por duhet pa dyshim të jemi shumë më të fortë në prezantimi­n e burimeve tona turistike”, nënvizoi Klosi. Këtij synimi i shërben edhe strategjia e re e Ministrisë së Turizmit, që ka si qëllim që Shqipëria të mos prezantohe­t vetëm si destinacio­n i detit dhe i rërës. Ministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e takimeve të tilla, ku oferta shqiptare kombinohet drejtpërsë­drejti me ofertat e shteteve fqinje, duke prezantuar rajonin si një ofertë të përbashkët në tregun e turizmit botëror.

 ??  ?? Klosi, dje në takimin e biznesit
Klosi, dje në takimin e biznesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania