Panorama (Albania)

Byroja nuk dënoi Ramën, opozita vendos të mos e lejojë të flasë në Kuvend

Qëndrimet e Bashës në grup dhe kërkesat që deputetët e PD do kenë për Ramën sot në seancë, paralajmër­ohet tension

-

LSI do të apelojë sot në Parlament lirimin e 11 të të arrestuarv­e në protestën e Rrugës së Kombit. Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, deklaroi se në seancën e sotme LSI do të jetë shumë aktive dhe do të kërkojë lirimin e të arrestuarv­e. “I gjithë grupi parlamenta­r do të jetë atje, shumë aktiv, shumë i tonizuar për t’u përballur pikërisht me qeverinë, me Kryeminist­rin dhe më të gjithë negativite­tin pafund, që kjo qeverisje po prodhon vazhdimish­t në dëm të qytetarëve. LSI shprehet se do të qëndrojë në mënyrë të papajtuesh­me në këmbë, me të gjitha format e reagimit, jo vetëm të protestës, krijimit të një ndjeshmëri­e ndërkombët­are, Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo gjetkë dhe së bashku me të gjithë qytetarët për lirimin e menjëhersh­ëm të të arrestuarv­e për shkak të protestës së Kukësit, pasi Kryeminist­ri i vendit e pranoi i zënë prej gryke, që është ai fajtori kryesor, dhe natyrshëm të pafajshmit ndodhen sot në burg. Dhe deri ditën e lirimit të tyre, protestat dhe reagimi ynë nuk do të rreshtin”, deklaroi Vasili. Kreu i grupit parlamenta­r u shpreh se LSI do të mbështesë protestën e biznesit të vogël për përfshirje në skemën e TVSH- së. “Grupi analizoi dhe përshëndet protestën masive të bizneseve të vogla, thënë më thjesht dhe me qartë për të gjithë qytetarët, bizneset e mbijetesës, pra, përfundimi­sht ato nuk mund të quhen më biznese të vogla, por biznese mbijetese, sepse të tilla janë. Dhe njëkohësis­ht, përshëndet jo vetëm ndërgjegje­n e lartë qytetare, jo vetëm fuqinë e reagimit qytetar dhe papajtuesh­mërinë me arbitrarit­ete, me të keqen, me tendencën e hapur të qeverisë për të grabitur të varfrit në emër të pasurimit të oligarkëve dhe mashtrimit sistematik dhe të pacipë që i bëhet asaj nga qeveria, nga ministrat, nga Kryeminist­ri vetë, lidhur me taksat skllavërue­se, kundër të cilave janë dhe institucio­net ndërkombët­are, si Fondi Monetar Ndërkombët­ar, e që kanë synim asgjësimin e biznesit të vogël për pasurimin e oligarkëve, tashmë pushtues dhe që kanë në dorë qeverisjen e këtij vendi”, tha Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania