Panorama (Albania)

Zbardhen ofendimet mes deputetëve në Komision

Hyseni- Naços: Je katundar komplet, lyen flokët me qumësht

-

Ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është përplasur dje me deputetin e Vlorës Alket Hyseni gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Shkak i sherrit u bënë pyetjet e deputetit të LSI- së, të cilat ia drejtoi drejtoresh­ës së Administra­tës Publike, Albana Koçiu. Por deputeti i PS- së ka thënë se pyetjet e Naços i kishte bërë ai më parë dhe se po harxhonte kohën kot. Ndërsa deputeti i LSI- së i bëri një gjest Alket Hysenit, duke i kërkuar të “fshihej se ishte bërë pis”. Pas kësaj, socialisti nisi ofendimet ndaj deputetit të LSI- së. “Lëri pra këto muhabete të shëmtuara, katundar komplet”, iu drejtua Hyseni, Naços. Ky i fundit i ka përmendur problemet që i kanë dalë ne media deputetit të Vlorës për akuzat e tjetërsimi­t të pronave në bregdet.

SHERRI PA MIKROFON Nasip Naço: Duke dashur të falënderoj ata që kanë hartuar këtë raport, shërbimet e monitorimi­t të Kuvendit, kam disa shifra për vitin 2017 për dorëheqjet, janë 191 nëpunës. Do doja të me ndriçonit se cilat janë motivet e këtyre dorëheqjev­e. Janë larguar jashtë vendit se nuk e përballojn­ë dot jetesën këtu, kanë kaluar në detyra të tjera... Keni ndonjë motiv? U është bërë presion, kjo është listë e zezë? Nuk e kuptoj që 117 nëpunës të shërbimit civil kanë ikur për arsye të tjera. A ka ndonjë nen në ligj ku flitet për arsye të tjera?

Alket Hyseni: U bë si pyetje... Nasip Naço: Po ti ç’ke? Alket Hyseni: E bëra unë si pyetje dhe u dha si përgjigje. Të keni vëmendjen... Nasip Naço: Ti e pe që unë e lavdërova administra­tën dhe thashë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje.

Alket Hyseni: Është gjë e përsëritur. Kini vëmendje... Po të përsërisin pyetjet, ne s’kemi kohë të tepërt këtu. Ju s’keni punë, ne kemi punë që duhet të merremi. Ju këtë punë keni, një kamera mjafton këtu dhe ikni në shtëpi... Nasip Naço: Fshihu një çik, fshihu, se je bërë pis. Alket Hyseni: Mos fol si katundar me mua... More vesh... Ulsi Manja: Të lutem, o zoti Hyseni... Nasip Naço: Fshihu, se je bërë pis... Alket Hyseni: Lëri pra këto muhabete të shëmtuara, katundar komplet. Trego etikë kur flet.

Ulsi Manja: Çfarë problemi ka? Lëri të mbarojë pyetjet dhe po t’i përsërisë, ti mbarojë pyetjet... Ne kemi rendin e ditës. Nasip Naço: Po ka vënë shishen e qumështit ai, ka zënë radhën... Alket Hyseni: Ti e përdor për të lyer flokët qumështin?! Nasip Naço: Po rri se ke probleme të tjera, zgjidh ato. Ç’ke me mua?! Ç’ke mo, se unë s’të ngacmoj. Alket Hyseni: Mos më bej mua presion... Nasip Naço: Ç’ke more, pse e merr me frikë, çfarë të kam bërë. Unë e di që je i mërzitur, por s’ta heq dot unë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania