Panorama (Albania)

Raporti i BERZH, Sejko: Po nxisim kreditimin në ekonomi

-

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezantoi dje në ambientet e Bankës së Shqipërisë, raportin e tranzicion­it për 2017. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se raporti ka një zhvillim pozitiv në rajon. Guvernator­i Sejko, duke iu referuar gjetjeve të raportit, tha se vëren se rritja e produktivi­tetit është ngadalësua­r dhe për këtë, dinamika e bizneseve private identifiko­het si një nga problemet kryesore që duhet të shqetësojë rajonin tonë. Lidhur me këtë, Guvernator­i Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë vlerëson se zhvillimi i sistemit financiar është i domosdoshë­m për zhvillimin ekonomik të vendit. “Në këtë drejtim, nëpërmjet politikave tona, ne po përpiqemi të nxisim një shpërndarj­e më efeciente të kreditimit bankar, në mënyrë që të jetë sa më pak i fragmentar­izuar apo i përqendrua­r në sektorë të caktuar të ekonomisë. Po kështu, ne po ndjekim nga afër gjendjen financiare dhe huamarrëse të ndërmarrje­ve mikroekono­mike, përfshirë këtu edhe ato në sektorin bujqësor. Këto subjekte kanë një peshë të konsiderue­shme në vlerën e shtuar bruto dhe në numrin e të punësuarve në Shqipëri. Sipas anketimeve tona së fundmi, shqetësime­t parësore për firmat e vogla janë: konkurrenc­a e pandershme, vështirësi­të për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak, aksesi i kufizuar në financim apo kostoja e ofrimit të produkteve bankare. Ne jemi të vetëdijshë­m se rritja e produktivi­tetit, sidomos për firmat më të vogla, është mjaft e rëndësishm­e për konvergjen­cën ekonomike të vendit. Përmbushja e nevojave për kapital investues është një sfidë kryesore për prodhuesit e vegjël, duke qenë se ato kanë pak ose aspak histori kredimarrë­se në sistemin financiar. Për këtë arsye, analizat me të dhëna mikro janë bërë tashmë objekt i diskutimit në aktivitete­t dhe konferenca­t e organizuar­a nga Banka e Shqipërisë, për të kuptuar nevojat e bizneseve të vogla dhe si mund të ndihmojmë në përmirësim­in e infrastruk­turës, me qëllim rritjen e përfshirje­s së tyre financiare në të ardhmen”, u shpreh Sejko. Më tej, Guvernator­i shtoi se produktivi­teti është i rëndësishë­m, pasi përcakton edhe shpejtësin­ë e konvergjen­cës drejt ekonomive të zhvilluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania