Panorama (Albania)

Prag lufte, Trump: Bëhu gati Rusi, raketat po vijnë!

Raketahedh­ësit në Siri, priten sulme brenda 72 orëve

- Donald Trump

Donald Trump paralajmër­oi një sulm të afërt raketash në Siri, duke shkruar një mesazh në “Twitter” disa orë pasi Kremlini u zotua që të ndalojë çdo raketë të hedhur drejt regjimit të Assad.

Kjo, për një hakmarrje rrreth pretendime­ve se ka pasur sulm me gaz helmues javën e kaluar në periferi të Damaskut, në Douma, sulm për të cilin Rusia thotë se nuk ka ndodhur kurrë dhe është sajuar si provokim. Trump ka shkruar se: “Rusia zotohet për të ndaluar të gjitha llojet e raketave që do të qëllohen mbi Siri. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura dhe të reja dhe ‘ të zgjuara’! Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz popullin e tij dhe gëzon për këtë!”, ka shkruar Trump, duke e pasuar këtë me një mesazh tjetër në “Twitter”, ku pretendohe­j se raporti i Amerikës me Moskën nuk ka qenë kurrë më i keq se në këtë kohë. “Marrëdhëni­a jonë me Rus- inë është më e keqe tani sesa ka qenë ndonjëherë dhe kjo përfshin edhe Luftën e Ftohtë”, shkroi ai duke shtuar se, “Nuk ka asnjë arsye për këtë. Rusia ka nevojë për ne që të ndihmojmë me ekonominë e tyre, diçka që do të ishte shumë e lehtë për ta bërë dhe ne kemi nevojë që të gjitha kombet të punojnë së bashku. Ndaleni garën e armëve!”, shkruhej në me- sazh. Ndërkohë, “Interfax” njoftoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, u tall me deklaratën online të Trump. “Ne nuk marrim pjesë në diplomacin­ë e ‘ Twitter’”, tha Peskov. “Ne mbështesim qëndrimet serioze. Ne vazhdojmë të besojmë se është e rëndësishm­e të mos ndërmarrim hapa që mund të dëmtojnë një situatë tashmë të brishtë”, shtoi ai. Ushtria ruse sapo kishte paralajmër­uar vendosjen e trupave në Douma, në zonën ku u krye sulmi me gaz helmues fundjavën e kaluar, ku mbetën të vrarë 78 njerëz dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Megjithatë, gjenerali Viktor Poznikhir i Shtabit të Përgjithsh­ëm të forcave të armatosura ruse tha se policia ushtarake do të ishte atje nga e enjtja për të siguruar qytetin. Poznikhir tha se 41,213 njerëz, duke përfshirë 3,354 rebelë dhe 8,642 anëtarë të familjeve të tyre, ishin larguar nga Douma me ndihmën e ushtrisë së tij. Por SHBA nuk ka pritur gjatë. Pak pas deklaratës për luftë të Trump, luftanija “USS Donald Cook”, e ngarkuar me 50 raketa me rreze të largët “Tomahawk”, ka mbërritur dhe është pozi- cionuar në Mesdheun Lindor, pranë territorit sirian. Po ashtu, të mërkurën, luftanija “USS Harry Truman”, një avionmbajt­ës bërthamor i shoqëruar nga 4 anije më të vogla, brenda pak ditësh do ta vendosë Sirinë brenda rrezes së goditjes me raketat “Tomahawk”, arma e zgjedhur për sulmin një vit me parë në Siri, pas një sulmi me gaz sarinë mbi civilët.

 ??  ?? USS Donald Cook tani është afër ujërave siriane
USS Donald Cook tani është afër ujërave siriane
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania