Panorama (Albania)

Dramë në Madrid, Ronaldo djeg Juven me penallti

Reali në katërshe, Bajern kursehet me Sevijan e pret shortin

-

Një ndërhyrje e Benatia në minutën e 90- të bën që Ronaldo të ndezë festën në Madrid.

Një penallti mes shumë polemikash ka zbehur gjithçka Juventus kish bërë në "Santiago Bernabeu" deri në atë fragment. Me golin e realizuar, madrilenët ia dalin që të shkojnë më tej, me rezultatin e përgjithsh­ëm 4- 3. Ronaldo i shënon tri herë Bufonit në dy ndeshje çerekfinal­e dhe udhëheq fituesit e Championsi­t në fuqi, drejt fazës tjetër të trofeut.

PJESA E PARË

Dominim taktik. Juventus di pikën e dobët të Realit dhe e shfrytëzon. Mungesa e Ramos lë një gropë në qendër të mbrojtjes dhe për Higuain e Mandzukiç duhet përdorur. Krosim nga e djathta dhe Mandzukiç vjen në shtyllën e dytë, për të fituar një duel ajror me Karvahal që është thuajse sa gjysma e gjatësisë së tij. Juventus e nis me gol dhe duket se efekti "Roma" ka dhënë efekt. Alegri, në të 17tën minutë, e di çfarë duhet: Lishtajner në fushë në vend të De Shiljos. Ky i fundit polemizon në dalje, por trajneri është i vendosur. Zëvendësim taktik, ndërkohë që Juve mbizotëron. Është e qartë në lojë, del frikshëm në sulm dhe mbi të gjitha, nuk pëson. Në fillim Bejl e më pas Isko, humbasin dy mundësi për të baraspeshu­ar. Minutat kalojnë dhe insistimi i bardhezinj­ve shpërblehe­t. Sërish Mandzukiç, këtë herë pas krosimit të Lishtajner. Në cepin e shtyllës së dytë, shënon dhe italianët janë në delir.

PJESA E DYTË

Në këtë fraksion, Lukas Vaskez dhe Ansensio hidhen menjëherë në fushë nga Zidan për të reaguar me lojën nga krahët por ka pak efektivite­t. Tentativat e madrilenëv­e janë sporadike, me pak qartësi dhe mbi të gjitha pa saktësinë e duhur për të shënuar. Atëherë kur nuk duhet, Navas bën gabimin që mund të rezultonte fatal. Një top i pritur jo mirë, i cili i shpëton nga duart, gjen Matuidinë kërkues në zonë që nuk e ka të vështirë ta shtyjë në rrjetë. Juve triumfon 0- 3 dhe mjafton për të çuar gjithçka në kohën shtesë. Mirëpo, duhet një episod në limite që në fushë të shpërthejn­ë polemikat. Një ndërhyrje e Benatia nga pas ndaj Vaskez, bën që kryesori të vërshëllej­ë për 11- metërsh. Kaq mjaftoi dhe Bufon udhëheq të tijtë, për të kontestuar arbitrin. Ka të kuq për gardianin legjendar të Juves dhe Italisë. Ronaldo nga pika e bardhë, e dërgon sferën në rrjetë dhe Realin në gjysmëfina­let e Ligës së Kampionëve.

BAJERN- SEVIJA

Një barazim pa gola në Mynih përballë Sevijës, i shërbeu Bajernit të siguronte kualifikim­in për në fazën gjysmëfina­le të Champions League. Me takimin e parë që kishte fituar 1- 2 në Spanjë, ekipi i Hejnkes menaxhoi rezultatin mjaft mirë në sfidën e kthimit. Të dyja ekipet patën raste gjatë ndeshjes për të shënuar, por sulmuesit nga të dyja kampet u treguan të paqartë dhe të pasaktë para portës. Deri në fund, nuk pati gola, dhe Bajerni siguroi biletën për në turin tjetër. Ëndrra e Sevijës në Ligën e Kampioneve përfundon këtu. Lojë e ashpër, me shumë raste, por në fund, dominoi barazia në rezultat. Bavarezët u mjaftuan me llogaritë dhe barazia pa gola i çon ata në katërshen me të mirë të Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania