Panorama (Albania)

Pas anulimit të golit , Silva bën apel: Fusni VAR- in, e dobishme!`

-

Gabimi i pabesueshë­m i anësorit në Mançester Siti- Liverpul ( me golin e anuluar padrejtësi­sht Leroi Sanesë, kur rezultati ishte 1- 0 për "qytetarët"), e tërboi Pep Guardiolën ( i dërguar në tribunë nga arbitri i ndeshjes Lahoz për protesta) dhe nxiti Bernardo Silvën që t'i bëjë një kërkesë UEFA- s. Mesfushori portugez komentoi eliminimin e skuadrës së tij nga çerekfinal­et e Champions- it, pas humbjes 1- 2 në "Etihad" mbrëmjen e së martës. Mançester Siti kishte nisur misionin e përmbysjes së humbjes 3- 0 në "Anfield Road", me golin e Gabriel Zhezusit, që në minutën e dytë. Por, 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, "qytetarët" arritën të shënojnë edhe golin e dytë me Sanenë, një gol që u anulua për pozicion jashtë loje: anësori gaboi, sepse topi që shkoi te sulmuesi gjerman nuk u prek nga Zhezus, por nga mesfushori i Liverpulit, Xhejms Milner. Një gabim arbitrar që i kushtoi shumë Sitit, sepse me rezultatin 2- 0 në pjesën e parë, shanset që vendësit të ekuilibron­in shifrat e rezultatit të përgjithsh­ëm në pjesën e dytë, do të shtoheshin ndjeshëm. Por pas pushimit, skuadra e Klopit i goditi me Salahun dhe më pas Firmino mbylli përfundimi­sht llogaritë, duke përmbysur rezultatin. "Faleminder­it të gjithëve për mbështetje­n dhe atmosferën fantastike sonte! Ne dhamë gjithçka mundëm dhe nuk kemi pengje. Vitin tjetër do të rikthehemi për ta provuar përsëri. Urime Liverpulit dhe paçi fat në gjysmëfina­le! Tani le të fitojmë Premier Ligën dhe ta mbyllim sezonin me një titull. UEFA? A mund të nisni ta përdorni VAR- in sezonin e ardhshëm? Mund të jetë i dobishëm", shkruante lojtari i Sitit në "Instagram". Tani mbetet për të parë nëse presidenti Ceferin do të ndryshojë ide apo do të qëndrojë në të njëjtin pozicion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania