Panorama (Albania)

Terror a jo, instrument­alizimi i një amoku

- * D. W.

Thonë se frika nuk është udhëzuese e mirë. Ndoshta është kjo arsyeja pse është kaq e lehtë të bëhet politika duke përdorur frikën. Sidomos me frikën nga sulmet terroriste. Incidenti tragjik në Mynster të Gjermanisë ( gjerm. : Münster) tregon se edhe vetëvrasja tragjike me viktima të tjera e një të sëmuri mendërisht – së paku kaq dihet deri tani – po instrument­alizohet për qëllime politike. Edhe pse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Fillimisht duhet thënë se, për të afërmit e dy personave që mori me vete Jens R. me amokun e tij me minibusin e kampimit nuk ka dallim në i humbën të dashurit e tyre në një aksident rrugor apo nga një atentat a një vepër e një vetëvrasës­i.

POLITIZIMI KRIJON VËMENDJE

Por, megjithëse kjo ngjarje është shumë e hidhur, nëse duam t’i japim asaj një dimension politik e ta vendosim kësisoj në qendër të vëmendjes së opinionit, ekziston një dallim, nëse pas saj ka qenë një program politik a një grup terrorist që kërkonte të tërhiqte vëmendjen me anë të titujve të lajmeve për ideologjin­ë e shtrembër të tij. Në rast atentati, sistemi politik kalon në programin e krizës. Policia dhe forcat e sigurimit shihen me sy kritik. U vjen ora atyre që kërkojnë më shumë financim për forcat e sigurisë, ligje më të rrepta dhe më shumë kompetenca. Shpesh edhe ora për ata që dyshojnë në mënyrë përgjithës­uese te të gjithë pjesëtarët e një grupi të caktuar të popullsisë, si për shembull te të huajt apo myslimanët.

Kur dikush qëllimisht i vërsulet me automjet një grupi këmbësorës­h, deri këtë fundjavë nuk ishte çudi që njerëzit mendonin se ishte një sulm islamist. Së paku, kështu na kishin mësuar përvojat e hidhura të sulmeve në Nicë në korrik 2016- të, në Berlin në dhjetor 2016- të dhe në Londër, në prill të vitit 2017- të.

Kjo ndodhi edhe të shtunën. Gazeta e përditshme gjermane “Rheinische Post” në orën 16: 15 doli me një artikull online me titull “Atentat në Mynster - tre të vdekur” duke qenë kështu një nga mediat e para që hyri në raportim. Vetëm 5 minuta më përpara, agjencia gjermane e lajmeve, DPA, pati paralajmër­uar se do të bënte një kronikë për amokun, por ajo erdhi në orën 16: 29. Kronika ishte e matur dhe aty nuk përmendej as fjala terrorist e as atentat.

RITUALET E PRAKTIKUAR­A TË POLITIKËS

Politika menjëherë dhe mjerisht nisi ritualet e njohura. Presidenti, Kancelarja, disa ministra morën fjalën, deklaruan tronditjen dhe pezmin e tyre - në një moment kur thuajse nuk dihej asgjë për autorin e veprës. Një incidenti automobili­stik, me të njëjtin numër viktimash nuk do t’i kushtohej kaq vëmendje.

Deputetja e partisë së djathtë populiste, AFD, Beatrix von Storch, menjëherë kaloi në fajësime dhe qysh në orën 16: 39 dërgoi një mesazh në “Twitter” duke thënë se këtë mund ta ketë bërë vetëm një imigrant dhe se fajin e ka Kancelarja Angela Merkel me politikën ndaj refugjatëv­e.

Pastaj, pak para orës 19: 00 shumë njerëz u shprehën të lehtësuar kur u mësua se nuk ishte një imigrant islamist radikal ai që e drejtoi automjetin e tij drejt turmës, por një gjerman 48- vjeçar me të meta psikike dhe pa ndonjë lidhje të dukshme me grupimet ekstremist­e, fetare ose politike.

ARD PARALAJMËR­ON EMISION SPECIAL, PASTAJ E ANULON

Një emision special i paralajmër­uar për të shtunën në mbrëmje nga ARD ( televizion­i i parë publik gjerman) anulohet. Por pa i korrigjuar njoftimet e mëparshme.

Sidoqoftë, diskutimi politik nuk mbaron këtu – dhe sigurisht as instrument­alizimi politik i dramës. Sidomos spikat presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: duke bërë aluzion të qartë për Mynsterin, Erdogani sulmoi me fjalë homologun e tij francez, Emmanuel Macron: “E shihni pra, se ç’po bëjnë terroristë­t në Gjermani? Kështu ka për të ndodhur edhe në Francë, për sa kohë që Perëndimi u jep terren këtyre terroristë­ve”, tha kreu i shtetit turk të shtunën. Sfondi i këtij sulmi me fjalë ishte takimi që kish pasur më parë Macron me përfaqësue­sit e milicisë kurde, YPG. Dhe: Të shtunën, kurdët kishin demonstrua­r në Mynster kundër luftës së Turqisë në Sirinë Veriore. Për Ankaranë fajin për këtë incident e kishin “të dyshuarit e zakonshëm”, kurdët.

Por edhe në Gjermani u ndez menjëherë debati. Edhe pasi u bë e qartë se vepra e Mynsterit nuk kishte sfond terrorist, deputetja e AFD- së, Von Storch, vazhdon yshtjen e saj nëpër mesazhet e Twiterit dhe foli për një “imitues të terrorit islamik”. Replikat e zemëruara dhe nganjëherë të helmatisur­a midis AFD- së dhe kundërshta­rëve të saj po kalojnë në raundin tjetër.

Përkundraz­i, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëv­e del me një mesazh në “Twitter” duke u futur vetë në rolin e viktimës. Aiman Mazyek ankohet për “standardet e dyfishta” kur bëhet fjalë për terroristë­t. Kur janë autorë gjermanët, përshkruhe­n si me të meta mendore, kur janë myslimanë, si terroristë. Atij i kundërvihe­n një numër i madh mesazhesh, që i kujtojnë se edhe terrori i së djathtës është cilësuar si “terror”.

Më së miri u sollën vetë mynsterane­t dhe mynsteranë­t. Ata ruajtën qetësinë, ngushëllua­n dhe ndihmuan. Por ngjarja ka lënë prapësepra­pë një shije se emocionet që kanë të bëjnë me terrorin dhe frikën janë forca që shumë njerëz përpiqen t’i mobilizojn­ë për qëllimet e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania