Panorama (Albania)

“Kampi i Tepelenës, model i kampeve të nazizmit”

“Si u shfarosën 480 fëmijë e 120 të moshuar nga mielli me miza”

-

Një behar, me urdhër nga lart, sjellin miellin e derrave të Gjirokastr­ës te ne dhe tonin ua çojnë derrave! Ishte gjysmë përgjysmë me miza. Buka dilte gjysmë e pjekur dhe me erë mbytëse. Brenda dy ditëve nisën vdekjet te fëmijët e gjirit. Nënat nuk kishin gji, ishin kockë e lëkurë për vete dhe fëmijët i ushqenin me “çapë”. ( E futnin tulin e bukës në gojë, e zbusnin me pështymën e tyre dhe ua jepnin foshnjave). Buka me miza ishte helmatuese. Sapo ua mëkuan, iu bllokoi stomak e zorrë dhe vdekje të menjëhersh­me

vdekje, kur të gjithë hanim atë bukë të helmët me babëzi urie! Mbase patëm organizëm “derrash”!

600 varre para portës së Buhenvaldi­t të terrorit komunist bënin figurë të shëmtuar dhe tregonin ashiqare gjenocidin mbi njerëz të pafajshëm, ndaj morën urdhër të zhduken varret përmes një mënyre të “justifikua­r”. Mënyra qe edhe më e shëmtuar e më diabolike, se ajo që u përdor për vrasjen e tyre.

ZHDUKJA E VARREVE PËR TË FSHEHUR KRIMET Pesë vjet në atë kamp ka aq ndodhi tragjike, sa jo një artikull, por duhen romane për t’i treguar, ndaj po e mbyll me zhdukjen e të vdekurve dhe lënien pa varre! Komanda caktoi një grup të fortë djemsh, që do të merreshin me zhvarrim- rivarrim të kufomave. Grupi përbëhej: Daut Muzhiqi, Pajazit Kaloshi, Viktor Dosti, Ndue Nika, Ali Kaso, Bush Derguti, Seit Uka, Ali Dema, Hysen Gole, Ferit Daci, Gani Muzhaqi, Bam Brahimi, Subi Cami, Avni Agolli, Haxhi Brahimi. Policë shoqërimi të skuadrës së këtij misioni u caktuan: kapter Tomi e tetar Koçi, nga efektivi i prapavijës.

Së pari, u numëruan varret para kampit, që të dihej sa do të hapen në varrezën e re, në Bënçë. Nuk qe kohë e përshtatsh­me për të zhvarrosur kufoma, që pjesa e madhe ishin varrosur gjashtë muajt e fundit e ishin ende pa u tretur… Ishte korriku i vitit 1950, vapë e madhe! Mundësi me kushte optimale për përhapje KOLERE…

Filloi zhvarrimi pa kurrfarë masash mbrojtëse dezinfekti­mi, sanitare, as maska garze e punëtorëve të zhvarrimit! Një llahtar i vërtetë! Një tragjedi që luhej me të vdekur e të gjallë, e padëgjuar, e pandodhur ndokund! Ishin lajmëruar familjet dhe pranë çdo varri qëndronte një anëtar me një batanije të vjetër, mbi të cilën do hidhej skeleti a trupi i padekompoz­uar. Kryesisht ishin nëna që kishin humbur foshnje gjiri e fëmijë të moshës së çerdhes e kopshtit. Disa të heshtura, të mpira e të zhytura në marramendj­en që krijon ballafaqim­i i të vdekurit me të gjallin, të zverdhura meit në fytyra. Disa të tjera qanin, rivajtonin e bërtisnin në kupë të qiellit, kur shikonin se nga varri dilte trupi i fëmijës, ashtu siç qe varrosur para një muaji! Toka e thatë e kishte ruajtur njomëzakun paprekur nga grabitqarë­t e nëndheshëm! Nënës me sy të rrëmbushur me lot, i ngjante i gjallë e sulej ta rrëmbente e ta shtrëngont­e në gjoksin e tharë nga uria, por kur në duart e saj binte një masë e akullt, e lëshonte mbi batanije, duke e shoqëruar me britmën e dashurisë pafund… Erë e rëndë! Atmosferë mbytëse! Varrezë e mbushur me kufoma e më të gjallë! Prisnin e përcillnin njëritjetr­in! Situatë e jashtëzako­nshme! Të gjallët prisnin të vdekurit për t’i përcjellë diku gjetkë! Dramë e llahtarshm­e krijuar nga komunizmi i llahtarshë­m! Skena që të rrëqethnin mishtë e që nuk mund të të shlyhen kurrë nga kujtesa.

“Vëllai im!- tha Zefi, sapo pa kafkën boshe të hedhur mbi batanije, nga Gani Muzhaqi.

“Motra ime!- bërtiti në krahun tjetër Diana, teksa Ali Kaso mblidhte eshtrat e motrës në thellësinë e varrit. Thirreshin emrat njëri pas tjetrit… Nuk ishte apeli i mëngjesit apo i mbrëmjes, që bënte zakonisht shkurtabiq­i, kapter Selfo. Ishte apeli me të cilin të gjallët thërrisnin të vdekurit, që po i nxirrnin nga toka! Ishte një përzierje çmendurie, të gjallë me të vdekur! Bëheshin monologë… Derdheshin lot… Përqafohes­hin eshtra… Putheshin kafka foshnjash!

Ndërkohë, Mara Prenga, malësore Shkodre, shpërtheu në të qeshura frenetike, teksa shihte trupat e patretur të tre fëmijëve të saj mbi batanijen e shtrirë! Ishte shpërfytyr­uar… Qeshte… Ajo qe çmendur! Kështu vazhdoi me ditë të tëra zhvarrimva­rrimi, ky tragjizëm panaromik…

Nga larg, me syze të errëta dielli dhe maska antihelmim, ndiqnin procedurën e veprës së tyre makabre tre kriminelë përbindësh­a: Major Niqit Andoni, toger Xhafer Pogaçi dhe aspirant Syrja Bajrami. Fillim- mbarim prisnin të ndodhte epidemia e madhe, helmim masiv, zhdukja e krejt armiqve të partisë! Por Zoti bëri mrekullinë, asnjë infektim!…

I hoqën nga shikimi i përditshëm viktimat e vrara e i rivarrosën larg, përtej Urës së Bënçës, por tre djallëzorë­t i gërryente krimi përbrenda dhe në verën e vitit tjetër i hoqën dhe prej andej me ushtarë, i çuan në breg të lumit rrëmbyes Bënça, i cili në vërshimin dimëror ia dërgoi Vjosës e ky i përcolli në Adriatik! Mijëra viktima të komunizmit të vdekur në burg dhe internim nuk kanë varre! Hesht z.” historian” P. Xhufi! Hesht, se nuk ke derman pa shkuar tek ata! Mos shko me barrën e gjynaheve në kurriz! Ndaj hesht! Hesht!

 ??  ?? Skicë e kampit të Tepelenës
Skicë e kampit të Tepelenës
 ??  ?? Pëllumb Xhufi
Pëllumb Xhufi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania