Panorama (Albania)

ISSH, skemë të re për llogaritje­n e pensioneve

Kreu i ISSH njofton skemën e re lehtësuese për llogaritje­n e pensioneve: Mesazh në celular për masën e përfitimit për pensionist­ët e rinj

-

Kush do aplikojë për pension të ri, do e marrë njoftimin e llogaritje­s së përfitimit me SMS, pa qenë nevoja të shkojë në sportelet e Sigurimeve Shoqërore.

Lajmin e dha dje drejtori i ISSH- së, Astrit Hado. Sipas tij, me skemën e re për ata që aplikojnë për pension, do të shmanget paraqitja fizike e vazhdueshm­e në degët e ISSHsë, për të kuptuar se sa do të dalë pensioni i ri. Në fakt, ka rreth 21 mijë pensionist­ë të rinj çdo vit, të cilët aplikojnë në degët e ISSHsë. Kjo skemë e re i ndihmon të gjithë ata që mbushin moshën e punës dhe duan të dinë sa do i dalë masa e pensionit.

MESAZH I KREUT TË ISSH Në një mesazh në “Facebook”, Astrit Hado jep edhe lajmin e ri. “Gjithmonë e më pranë qytetarëve! Ndaj, për të lehtësuar ecejaket dhe pritjet e një përgjigjej­e për daljen në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore tashmë ofron shërbimin pa pagesë, për aplikimet e reja, me anë të një mesazhi në celular, duke njoftuar aplikuesit për përfitimin, pa qenë nevoja të paraqiten pranë sporteleve të sigurimeve shoqërore. Do t’iu luteshim, të gjithë të interesuar­ve, që kur plotësojnë dokumentac­ionin për përfitim nga sigurimet shoqërore, të plotësojnë me kujdes çdo kuadrat dhe të vendosin numrin e saktë të celularit”.

MOSHA PËR 2018 Sipas ligjit, pensioni llogaritet në bazë të kontribute­ve dhe viteve të punës. Sa më të larta kontribute­t vjetore, aq më i lartë del pensioni, sikundër sa më shumë vite punë aq më shumë përfitim në moshën e pensionit. Por në skemën e ISSH- së, mosha për të dalë në pension dhe vitet e punës rriten vit pas vitit. Nga 1 janari 2018, mosha e punës për gratë është rritur me 2 muaj. Sipas ligjit, gratë këtë vit për të marrë pension të plotë pleqërie, duhet të plotësojnë dy kushte. Moshën 60 vite e 8 muaj, si dhe të kenë 36 vite punë e 4 muaj. Këtë vit, mosha e daljes në pension është rritur me 2 muaj, ndërsa vitet e punës me 4 muaj. Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon, ajo është sërish 65 vjeç, ndërsa vitet e punës rriten me 4 muaj dhe shkojnë në 36 vite e 4 muaj. Pra, për këtë vit, mosha e daljes në pension në harkun kohor 01.01.2018 – 31.12.2018, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 8 muaj. Mosplotësi­mi i moshës së duhur, pra, 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 8 muaj për gratë, ndikon negativish­t në masën e pensionit. Ligji e parashikon si “pension i reduktuar” dhe përfitohet deri në tre vjet përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që, kërkuesi, duhet të këtë plotësuar 36 vite periudhë sigurimi si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësu­ar.

 ??  ?? Drejtori i ISSH, Astrit Hado
Drejtori i ISSH, Astrit Hado
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania