Panorama (Albania)

Zbulohet letra e Llallës për Kongresin e SHBA: Lu më kërkoi arrestimin e Metës për korrupsion

ISH- KRYEPROKUR­ORI I SHKROI KONGRESIT NE MAJ TE 2017. REAGON DONALD LU: LLALLA GENJEN SE RREZIKON BURGUN

- Ilir Meta

Ish- Kryeprokur­ori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Në letrën për Nënkomisio­nin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmen­i Dana Rohrabache­r, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamenti­t. “Në mënyrë jo diplomatik­e dhe kundër çdo norme të parashikua­r nga Konventa e Vjenës, Ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithsh­ëm që të arrestonte Kryetarin e Kuvendit, gjithashtu Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, kryetari i Parlamenti­t Meta ishte i korruptuar dhe po pen- gonte Reformën e Drejtësisë. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian. Një kërkesë e tillë, krejtësish­t e papërgjegj­shme, e detyroi Prokurorin e Përgjithsh­ëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave”, thuhet në letrën e Llallës. Por, në letër theksohet se Adriatik Llalla ka thënë se ky mund të ishte një precedent i rrezikshëm dhe mund të sillte trazira sociale. Sipas tij, Lu është shprehur se: “Në qëndrimin pasues të diplomatit Lu, përshtypja ishte se rreziku potencial i paqëndrues­hmërisë nuk ishte një çështje prioriteti për të”. Në letër është bërë një listë e të gjithë ekspertëve të nivelit të lartë të lidhur me “Soros”, si dhe të problemeve të kriminalit­etit dhe drogës në Shqipëri.

 ??  ?? ISH- KRYEPROKUR­ORI I PERGJITHSH­EM, ADRIATIK LLALA ( MAJTAS) ILIR META E DONALD LU
ISH- KRYEPROKUR­ORI I PERGJITHSH­EM, ADRIATIK LLALA ( MAJTAS) ILIR META E DONALD LU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania