Leskaj: Do rritet bashkëpunimi për metodologji të reja në auditim
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori pjesë në konferencën shkencore të zhvilluar në Kuvajt me temë “Auditimi me bazë riskun”. Në konferencën shkencore të përbashkët mes KLSH- së dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, morën pjesë edhe Zyra e Auditimit Shtetëror të Polonisë dhe të Kosovës. Në ditën e saj të hapjes, konferencën e përshëndetën Kryetarët e SAI- eve organizatore, Adel Abdulaziz AlSaraëi për palën kuvajtiane dhe Bujar Leskaj për atë shqiptare. Të dy drejtuesit vunë theksin te bashkëpunimi i ndërsjellë nën frymën e INTOSAI- t: “Nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë”, si edhe te domosdoshmëria për të aplikuar qasje e metodologji të reja audituese, siç është auditimi me bazë riskun, jo vetëm sepse kështu institucionet e auditimit suprem i përshtaten më mirë kërkesave të kohës dhe standardeve ndërkombëtare audituese, por edhe sepse duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojnë realisht taksapaguesit. “Konferenca jonë do të përcjellë fuqishëm mesazhin se të dhënat masive kanë një potencial të jashtëzakonshëm në gjurmimin dhe analizimin e shpenzimeve qeveritare, jo vetëm nga ne audituesit, por edhe nga publiku dhe qytetarët e interesuar. Ndaj bindjen se ne SAI- t, si institucionet më të larta të auditimit publik në vendet tona, do të punojmë fort në këtë drejtim, në sinergji me partnerët e tjerë lokalë dhe ndërkombëtarë, që të dhënat qeveritare të hapen për publikun. Këto të dhëna të hapura dhe masive do të kenë një impakt të madh në rritjen e produktivitetit dhe të menaxhimit të riskut të programeve dhe fondeve qeveritare. Kjo përbën pa dyshim një sfidë kryesore për rritjen e transpar- encës, besimit të qytetarit në qeverisje dhe kufizimin efektiv të korrupsionit. Për ne, kjo eksperiencë e një konferencë të plotë të përbashkët shkencore është unikale dhe do të jetë me dobishmëri e përfitim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Leskaj gjatë fjalës së mbajtur në konferencë. Kryetari i KLSH- së, Bujar Leskaj, zhvilloi edhe takime me drejtues të lartë të institucioneve kuvajtiane. Në takimin me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Marzouq Ali Al- Ghanim, kreu i KLSH- së Leskaj i shprehu mirënjohjen e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe popujve respektivë, rëndësinë e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues të transparencës dhe llogaridhënies, si edhe zhvillimin e forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.