Panorama (Albania)

SHBA shpall “non grata” deputetin Tom Doshi dhe familjen: “Është i korruptuar”

DEPUTETI I MAXHORANCE­S: JAM OPOZITAR, S’KAM FIRMOSUR TENDERA

- FATION BINJAKU

Departamen­ti Amerikan i Shtetit ka shpallur dje si person të padëshirua­r deputetin e maxhorancë­s Tom Doshin dhe familjen e tij.

Tom Doshi është zgjedhur në vitin 2017- të deputet në Qarkun e Shkodrës me siglën e Partisë Socialdemo­krate, e cila ka si kryetar Skënder Gjinushin. Doshi, që nga rizgjedhja në Parlament ligjërisht është deputeti pa grup parlamenta­r, por ai ka votuar rregullish­t të gjitha nismat e Qeverisë “Rama”. Në argumentin ligjor të Departamen­tit Amerikan të Shtetit theksohet se deputeti i Shkodrës shpallet i padëshirue­shëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion”. Sipas deklaratës së DASH- it, Tom Doshi është shpallur si i padëshirue­shëm dhe nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacio­ne të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsion­i ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të DASH- it, “deputeti Doshi, bashkëshor­tja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”. REAGIMI DOSHIT Deputeti i PDS- së ka folur dje rreth vendimit të DASH- it, teksa ka thënë se nuk ka pasur dijeni për këtë vendim dhe se njoftimin e kishte marrë nga mediat. Në një intervistë për “News 24”, Doshi ka thënë se familja e tij disponon pasaportë australian­e dhe asnjëri prej tyre nuk ka shkuar në Amerikë. Ai ka sqaruar se i është refuzuar viza më parë, pasi ka pasur konflikt me ish- Kryeprokur­orin e Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. “Jo, jo s’e dija. Hala s’kam mbaruar drekën. E para, fëmijët e mi kanë pasaportë austra- liane, s’kanë nevojën për vizë amerikane. As gruaja ime dhe as fëmijët e mi s’kanë qenë në Amerikë. Unë kam qenë në Amerikë, kam aplikuar në ambasadë kur kam qenë në hetim, siç e dini. Nuk më është thënë që më refuzohet kërkesa. Unë kisha një konflikt me Kryeprokur­orin ( Adriatik Llallën) siç dihet. Dhe këtu ngeli çështja, vetëm te kërkesa. Për punë korrupsion­i s’kam firmosur asnjëherë. Jam opozitar, s’kam qenë kurrë në pushtet”, ka thënë ai. Lidhur me akuzat për korrupsion, Doshi ka thënë se: “Me bë korrupsion, duhet të jesh ministër, kryeminist­ër. Unë s’kam pas ndonjëherë dhe s’kam për të pas ndonjëherë nevojë. Unë e kam deklaruar pasurinë teme qysh në vitin 2005 dhe s’jam marrë asnjëherë me tendera dhe s’kam pasur lidhje ndonjëherë me këto. Çdo gjë që kam ba, jam taksapague­si më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam. Unë jam i pastër dhe s’kam frikë dhe as s’jam i shqetësum. Kam pas një shtet kundër, ju e dini shumë mirë, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme”.

IRONIA Në prononcimi­n e tij, Tom Doshi ka ironizuar ishKryepro­kurorin Llalla për të cilin tha se ai nuk ka të njëjtat probleme me korrupsion­in siç ka ish kreu i akuzës. Këto sulme ai i ka quajtur si politike. “As që e kam ndërmend me u marrë me këtë punë. E ndiej veten të pastër, nuk kam probleme si Adriatik Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë… ata po akuzojnë Trumpin, ju e shihni se si CNN- ja sulmon Trump- in tash dy vjet, që ‘ ka blerë zgjedhjet’, ka blerë kët, ka lidhje me rusët, edhe ai vazhdon e drejton si President. Pse i bëni kaq të madhe ( Qesh). Këto janë gjëra që ndodhin për ditë. Dihet, kush është në politikë, do goditet”, u shpreh Doshi.

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti Tom Doshi
Deputeti Tom Doshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania