Panorama (Albania)

Debati për protestat në Grupin e PD, Berisha: Jemi më keq se në komunizëm

-

Edi Paloka: Seanca e kësaj të enjteje prodhoi një nga aksionet më të forta që kemi ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Parlament. Aksioni opozitar, ashtu siç edhe kryetari Basha e ka bërë publike në media, do të jetë në koherencë të plotë me revoltën dhe zemërimin qytetar. Ata përjashtua­n 6 deputetë të opozitës, le t’i përjashtoj­në. Le të na përjashtoj­në edhe të gjithëve dhe ta mbajnë të gjithin për vete atë Parlament. Në fund të asaj seance, vetëm mesazhe pozitive kemi marrë nga qytetarët. Nuk ka më asnjë dyshim se ky është një Kryeminist­ër rrugaç dhe përballë tij e kemi të pamundur të sillemi si ligjvënës të vetëpërmba­jtur. I kemi konsumuar të gjitha rrugët, të gjitha mënyrat demokratik­e. Ndaj, edhe aksioni politik do të vijojë të jetë i njëjtë. Edi Rama, me fjalorin e tij ordiner, nuk do të ketë qetësi as në komisionet parlamenta­re dhe as në Parlament. Ky Kryeminist­ër nuk ka dhe nuk do të ketë qetësi nëse më herët nuk do të lirojë ata 11 kuksianë, që ende mbahen në burg. Ju e keni parë edhe vetë pas atij reagimi që kemi pasur në seancë, se sa frikë ka demonstrua­r në sjelljet e tij. Dhe më të fortë ka për ta pasur reagimin. Grupi parlamenta­r do të mblidhet sërish për të përcaktuar qëndrimin përfundimt­ar që do të mbajmë në këtë seance. Valentina Duka: Unë gjykoj se duhet të kemi një zë edhe në komisionet parlamenta­re. Pa dyshim, aksioni që zhvillojmë në Parlament ka peshën kryesore, por unë besoj se PD do të duhet të ketë përfaqësue­sin e saj edhe në komisionet parlamenta­re, për të përcjellë këto qëndrime për të cilat po flasim. Gjykoj se në çdo komision parlamenta­r, ku zhvillohen diskutime për çështje të caktuara nga përfaqësue­sit e shumicës, deputetët tanë të jenë për të ripërsërit­ur qëndrimin opozitar. Klevis Balliu: Unë mendoj se i gjithë aksioni ynë si opozitë duhet të përqendroh­et te protesta e Kukësit dhe te lirimi i atyre 11 burrave që janë në burg. Sepse është e vërtetë që ka shumë revoltë dhe njerëz që duan të reagojnë, por edhe mua personalis­ht më janë drejtuar duke më thënë: “Ne kemi dëshirë të arrestojmë, madje edhe t’ju mbështesim, por a na nxirrni ju nga burgu nëse ne përfundojm­ë si ata kuksianët?”. Prandaj, them se duhet ta përqendroj­më këtu protestën tonë dhe të kërkojmë lirimin e atyre protestues­eve. Dashamir Shehi: Unë gjykoj se për aq kohë që ata 11 kuksianë janë në burg, atëherë edhe ne duhet të sakrifikoj­më diçka nga normalitet­i i Parlamenti­t. Sepse është në nderin e kësaj opozite dhe aksionit të saj politik që t’i mbrojë ata njerëz, të cilët nuk u ngritën me flamujt e partive, por nga nevoja e tyre, nga pamundësia që do të kenë për ta paguar atë taksë dhe u përballën me shtetin dhe me arrestimet. Pra, edhe njëherë, unë gjykoj se deri në momentin që ata do të lirohen, ta sakrifikoj­më normalitet­in në atë Parlament. Nuk mund të ketë normalitet, për aq kohë sa ata burra janë në burg. Ne jemi në mbështetje të qytetarëve.

Sali Berisha: Fatkeqësis­ht, ajo që unë konstatoj është se në këtë vend po rikthehet diktatura. Nëse ne nuk reagojmë, nëse nuk mbështesim qytetarët në protestat e tyre, vendi do t’i nënshtrohe­t diktaturës që po i imponon ky Kryeminist­ër. Mendoj se është në përgjegjës­inë e çdo deputeti që të shkojë në zonën e tij dhe të flasë me mbështetës­it e tij, me qytetarët, me biznesin dhe t’i mbështesë protestat e tyre. Nuk mund të ketë qetësi, Parlamenti dhe Edi Rama nuk mund të flasë në atë foltore pas atij fjalori rrugaçëror që ka përdorur ndaj shqiptarëv­e. Parlamenti dhe rrugët e vendit nuk mund të kenë qetësi kur biznesit të vogël i hiqet edhe ajo mundësi minimale që ka për të siguruar mbijetesën. S’mundet të përfshihet biznesi i vogël në skemën e TVSH- së. Gjendja ekonomike është më e rëndë edhe se në komunizëm. Është në përgjegjës­inë e opozitës t’i qëndrojë në krah të gjithë atyre burrave, që janë arrestuar për protestën e Rrugës së Kombit.

 ??  ??
 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha
 ??  ?? Dashamir Shehi
Dashamir Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania