Panorama (Albania)

I shoqi emigrant në SHBA, tritol makinës së mësueses

Shpërthimi pas mesnate para shtëpisë, dyshime për konflikte apo pakënaqësi të ndonjë nxënësi. I shoqi, emigrant në Amerikë

- PATOS/

Tritol makinës së mësueses së anglishtes në Patos. Persona ende të paidentifi­kuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderue­shme.

Kjo është hera e dytë që mësueses së gjimnazit, Eriselda Agalliu, i dëmtohet makina, pasi edhe rreth 5 muaj më parë asaj iu dogj një tjetër automjet. Asokohe, ngjarja u mbyll si aksidental­e për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje. Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01: 30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimi­t është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”. Pas hetimit paraprak të Policisë, e cila mbërriti në vend e sinjalizua­r nga banorë e vetë pronarja e mjetit, rezultoi se makina është në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese në shkollën “Zhani Ciko”. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijën e saj rreth 5 vjeç, kur papritmas është zgjuar nga shpërthimi i ndodhur. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se lënda shpërthyes­e ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Makina “Nissan” ka qenë e parkuar në rrugën para bllokut të banesave ku jetonte edhe mësuesja e anglishtes në shkollën e Patosit. Deri më tani nuk ka ndonjë autor apo mo- tiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimev­e, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt as personal dhe as bashkëshor­ti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë.

“Nuk kam asnjë dyshim, sepse nuk kam konflikte me askënd. As më vjen ndër mend ndonjë emër konkret. Unë kaloj mirë me të gjithë dhe përpiqem të jap më të mirën time”, ka thënë ajo për Policinë.

Nga ana e saj, Policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifiku­ar autorët në disa pista. Sipas bluve, pista kryesore e dyshuar është ndonjë konflikt me nxënësit, ndonjë pakënaqësi që mund të ketë çuar në këtë akt hakmarrjej­e. Ndërkohë, Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje po merren edhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Blutë nuk përjashtoj­në as ndonjë konflikt të mundshëm të të shoqit, i cili, sipas të dhënave, është me profesion mësues, por së fundmi

Blutë nuk përjashtoj­në as ndonjë konflikt të mundshëm të të shoqit, i cili, sipas të dhënave, është me profesion mësues, por së fundmi ka qenë pa punë. Disa muaj më parë ai është larguar në Amerikë dhe siç mësohet po kryen procedurat e nevojshme për bashkimin familjar me të shoqen dhe djalin e tyre. “Kjo ngjarje është e përsëritur, pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘ Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

ka qenë pa punë. Disa muaj më parë ai është larguar në Amerikë dhe siç mësohet po kryen procedurat e nevojshme për bashkimin familjar me të shoqen dhe djalin e tyre. “Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘ Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimi­n.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e dëmtuar nga shpërthimi
Makina e dëmtuar nga shpërthimi
 ??  ?? Mësuesja, Eriselda Agalliu
Mësuesja, Eriselda Agalliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania