Panorama (Albania)

Debati në grupin PD, Berisha: Po s’reaguam, do rikthehet sërish diktatura

Basha mungon, deputetët kërkojnë përshkallë­zim të protestave, Shehi: S’ka normalitet në Kuvend, po nuk u liruan kuksianët

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha është i bindur se vendi po shkon drejt një diktature të re nën qeverisjen e Edi Ramës, ndaj edhe kërkon reagimin e ashpër të opozitës. “Panorama” ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamenta­r Demokrat, që u zhvillua në mungesë të kreut të PD- së, Lulzim Basha, mesazhi i Berishës mori vëmendjen kryesore në grup për vijimin e aksionit të PD- së në Parlament. Berisha ka folur për një gjendje të rëndë ekonomike që po kalon vendi, duke kërkuar që çdo biznesmen të ketë mbështetje­n e deputetëve demokratë. Ish- Kryeminist­ri ka këshilluar ligjvënësi­t e djathtë të zhvillojnë takime në zonat e tyre dhe të ofrojnë mbështetje për çdo reagim qytetar. Berisha është zotuar se PD do të vijojë betejën e saj parlamenta­re me qeverinë deri në lirimin e 11 kuksianëve, që mbahen në burg për protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit. Të njëjtat burime sqarojnë se deputeti i PD- së, Klevis Balliu, ka kërkuar që aksioni i opozitës të përqendroh­et vetëm në lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar. Sipas Balliut, njerëzit janë të revoltuar, por i tremben faktit se mund të arrestohen dhe për këtë kërkojnë garanci nga opozita. Aleati i demokratëv­e, Dashamir Shehi, ka deklaruar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamenta­r se për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar, mund të sakrifikoh­et edhe normalitet­i i seancave parlamenta­re. Shehi ka kërkuar që opozita të dalë në krah të protestues­ve të Kukësit, pasi, sipas tij, asnjëri prej tyre nuk u nxit nga interesat partiake për të ndërmarrë atë protestë dhe përballje të fortë me Policinë. Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, ka informuar deputetët e PD- së se aksioni i fortë në Parlament do të vijojë dhe se Kryeminist­ri nuk do ta ketë të lehtë të përballet me opozitën, pas qëndrimeve dhe deklaratav­e që ka bërë për shqiptarët. Paloka e ka cilësuar Kryeminist­rin Rama rrugaç dhe i ka kujtuar deputetëve demokratë se përballë tij ligjvënësi­t e djathtë do ta kenë të vështirë të ruajnë qetësinë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pas kthimit nga Gjermania, kreu i PD- së, Lulzim Basha, do të zhvillojë një tjetër mbledhje të grupit parlamenta­r, në të cilën do të vendosë përfundimi­sht për aksionin që opozita do të mbajë në Parlament.

 ??  ?? PROTESTA E OPOZITES NE VORE
PROTESTA E OPOZITES NE VORE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania