Panorama (Albania)

PD shtyn zgjedhjet e brendshme, Kuvend vetëm për statutin

Draft- statuti do të kalojë në Këshillin Kombëtar, më 28 prill do votohet në Kuvend

-

Ekipi aktual drejtues i Partisë Demokratik­e do të mbetet i pandryshua­r, deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD- së të riorganizo­hen dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar.

Ky ishte vullneti i anëtarëve të kryesisë së PD- së në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e 14 prillit, ku edhe u vendos që Kuvendi Kombëtar i PD- së, që do të mbahet në 28- 29 prill, do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut. “Panorama” ka mësuar se në mbledhjen e Kryesisë së zhvilluar në 8 mars të këtij viti, kreu i PD- së, Lulzim Basha, kërkoi që në Kuvendin Kombëtar të PD, që do të mbahet në fund të prillit, krahas miratimit të ndryshimev­e statusore, të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar. Por, kundërshti­të e prodhuara në këto javë në radhët e demokratëv­e për zgjedhjen e këtij Këshilli, kanë bërë që edhe vetë Basha, në mbledhjen e tri ditëve më parë, të mbështesë qëndrimin që në Kuvend të miratohet vetëm statuti i ri i partisë dhe të shtyhen në një afat të pacaktuar zgjedhjet për forumet e reja në PD. “Ka pasur një keqkuptim për këtë çështjen e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar në këtë Kuvend, që do të organizohe­t në 28 prill. Ky propozim është parë si një përpjekje për ta mbyllur partinë, ndërkohë që qëllimi ka qenë për të fituar kohë për procesin e riorganizi­mit përpara një viti elektoral që kemi përpara”, ka deklaruar Basha.

RIORGANIZI­MI

Në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune, grupi politik i punës i mandatuar nga Lulzim Basha prezantoi dokumentin politik për ndryshimin në statutin e PD- së. Dokumenti, pas pesë orë debatesh, me ndryshime të vogla, u miratua. Aktualisht, ky dokument politik i prodhuar nga grupi i punës është marrë në dorë nga Sek- retari për Çështjet Ligjore të PD- së, Ivi Kaso, dhe kreu i Departamen­tit për Drejtësinë dhe në PD, Gazment Bardhi. Draftstatu­ti do të kalojë në Këshillin Kombëtar këtë të premte dhe vetëm pasi të marrë miratimin e Këshillit Kombëtar do t’i paraqitet për t’u votuar Kuvendit Kombëtar. Menjëherë pasi të miratohet statuti nga Kuvendi Kombëtar, Partia Demokratik­e do të nisë procesin e zgjedhjeve në parti. Nëse riorganizi­mi në degë do të mbyllet deri në muajin qershor, PD pritet të thërrasë në muajin shtator sërish Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Është e drejtë e Këshillit Kombëtar të zgjedhë kryesinë e PD, ku përfshihen nënkryetar­ët e partisë, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë.

STATUTI

Të kontaktuar nga “Panorama”, anëtarët e grupit të punës, të cilët kanë punuar për përgatitje­n e dokumentin politik sqarojnë se më i rëndësishë­m se statuti i ri që do të miratohet në PD do të jetë hartimi i një rregullore­je të re në radhët e demokratëv­e. Rregullorj­a është parë si një domosdoshm­ëri në PD, pasi sipas burimeve nga selia blu, në statutin e PD, pavarësish­t se jepen garanci dhe krijohen hapësira, sërish ofrojnë vetëm garanci të përgjithsh­me. Statuti i ri i demokratëv­e do të japë garanci në nivel parimesh për të gjithë flukset apo grupet në radhët e demokratëv­e, por zgjidhja më e vërtetë do të jetë fryma se si ky statut do të zbatohet. Grupi i punës për ndryshimet statusore në PD besojnë se garancitë që statuti do të respektohe­t në vazhdim, do të jetë miratimi i një rregullore­je, e cila do të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

 ??  ?? Basha në Kryesinë e PD
Basha në Kryesinë e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania