Panorama (Albania)

Patozi: Statuti i ri i Bashës, kalcifikim i pengmarrje­s së PD- së

-

Ish- nënkryetar i PD- së, Astrit Patozi, i sheh ndryshimet statusore që po bëhen në statutin e PD si artific të Lulzim Bashës për të krijuar iluzionin se PD po bën një përpjekje reflektues­e. Në një intervistë për “Studio e Hapur” në “Neës 24” të gazetares Eni Vasili, Patozi theksoi se ky është statuti i kalcifikim­it të pengmarrje­s së Partisë Demokratik­e. “Statuti thirret në kujtesë vetëm në momentin që ai shkelet. Një parti që vendos ta shkelë me dashje dhe në mënyrë permanente statutin e saj, atëherë ka një problem shumë të madh me ekuilibrat brenda saj. Lulzim Basha është në një pikë kritike të karrierës së tij kur nuk bën dot as sikur. Unë po të isha në vend të tij, do të përpiqesha të bëja një statut të mirë që do të bindte ndonjë naiv, i cili do t’u besonte parimeve që mund të shtronte ky statut. Statuti nuk kishte asgjë të re. Për të mos thënë atë që sanksionet ndaj atyre që dilnin kundër linjës së partisë, ishin shumë më të forta sesa i kanë statutet pararendës­e. Për mua, ky është statuti i kalcifikim­it të pengmarrje­s së Partisë Demokratik­e”, deklaroi Patozi. Sipas ishnënkrye­tarit të PD- së dhe një prej kritikëve kryesorë të Bashës, kreu i PD- së po tenton t’i servirë publikut një reflektim të gënjeshtër­t. “Statuti po përdoret si artific për të krijuar iluzionin se PD po bën një përpjekje reflektues­e, mbas një periudhe të gjatë regresi dhe sidomos pas humbjeve shumë të mëdha në zgjedhjet e fundit. Tentohet t’i serviret publikut një pseudorefl­ektim, i cili realisht nuk po ndodh. Statuti nuk i jep përgjigje pyetjes nëse e jep apo jo dorëheqjen kryetari i partisë në rast të një humbjeje tjetër. Nuk jep përgjigje as për përgjegjës­inë që mban kryetari për humbjen paraardhës­e. A do të ketë kryetari një mandat dyvjeçar, siç vetë Basha ka deklaruar? Duhet sqaruar edhe diçka shumë e rëndësishm­e, se cila do të jetë garancia se ky statut i ri nuk do të shkelet”, u shpreh Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania