Panorama (Albania)

NDRYSHIME NE STATUTIN E PD

-

FUTJA E KONCEPTIT TË “DËMIT NDAJ PARTISË”

Ky parim është i artikuluar si nen më vete dhe përdoret nga CDU e Gjermanisë dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamenta­r, merr pjesë në aktivitete të kundërshta­rëve politikë, mban publikisht qëndrime kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenci­ale sensitive, shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshti­m me etikën qytetare, shpërdoron pronën e partisë.

PËRFSHIRJA E ANËTARËSIS­Ë NË PËRZGJEDHJ­EN E KANDIDATËV­E PËR DEPUTETË

Kandidatur­at që plotësojnë kriteret, të kalojnë në filtrin e votës së anëtarësis­ë përpara se institucio­net qendrore si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimt­ar. E drejta për t’u konsiderua­r si kandidat apo për të propozuar kandidat, të mos ketë asnjë kufizim. Pretendent­ët për kandidatë, pasi të kenë kaluar në filtrin e vlerësimit të Komitetit të Seleksioni­mit të Kandidatur­ave, të votohen nga anëtarësia e degëve ku ata dëshirojnë të kandidojnë.

GARANTIMI I KARRIERËS

Në rregullore­n e brendshme, të parashikoh­en kriteret minimum të karrierës që duhet të përmbushë çdo kandidat për funksione politike në parti. Këto kritere duhet të kenë si referencë kohëzgjatj­en e anëtarësim­it, kontributi­n në fushata elektorale, aktivizimi­n në jetën politike dhe publike të vendit.

ORGANET QENDRORE

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të kenë mundësi të propozojnë kandidatur­at e tyre alternativ­e për funksione që janë brenda kompetencë­s së tyre. Propozimet alternativ­e nga këto organe të bëhen mbi një mbështetje paraprake, të konfirmuar nga jo më pak se 15% e anëtarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania