Panorama (Albania)

Basha nxjerr videon e arrestimit të kuksianëve

“Krim shtetëror, rrëmbimi dhe burgosja e paligjshme e qytetarëve”

- Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, bëri publike videon e arrestimit të qytetarëve kuksianë në orët e para të mëngjesit, duke e cilësuar të paligjshëm. Basha i cilësoi këto arrestime një krim shtetëror. “Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligj­ore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetues­e të qytetarëve shqiptarë, sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucio­neve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsion­it, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshto­n regjimin e Edi Ramës. Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet”, shkruan Basha në “Facebook”. Kreu demokrat tha se PD është me kuksianët, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rivendosin bashkë demokracin­ë dhe drejtësinë në vend. “Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësi­së ndaj kuksianëve kurajozë, që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracin­ë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë”, shkruan Basha. Disa orë më vonë, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, i kërkoi Edi Ramës lirimin e protestues­ve Kuksianë, duke akuzuar Policinë se BANORË të Kukësit u mbajtën në “arrest me burg” pas përplasjes së dhunshme, gjatë protestës në pikën e pagesës së tarifës së rrugës Milot- Morinë, ku si pasojë u dogjën sportelet e firmës koncesiona­re arrestimet e tyre janë bërë në kundërshti­m me ligjin. “Disa prova që janë paraqitur, tregojnë qartazi se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshti­m me ligjin dhe të drejtat e njeriut, në mes të natës, në mënyrën më shtazore. Pas këtij akti, Prokuroria, që është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikon­te orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Forcat e Fatmir Xhafës, si banditë të maskuar, janë sulur dhe kanë rrëmbyer në shtëpitë e tyre qytetarët e Kukësit. Rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për të drejtën e tyre, për bukën e gojës”, u shpreh Paloka. Ai i kërkoi Kryeminist­rit Rama të lirojë kuksianët e arrestuar dhe të arrestojë politikanë­t e korruptuar. “Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën deri kur qytetarët e Kukësit do të gjejnë drejtësi. Të jetë i bindur Edi Rama, se ne si opozitë, në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krah të protestues­ve kuksianë. Derisa i fundit prej tyre të lirohet, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën. Edi Rama të lirojë kuksianët dhe të arrestojë politikanë­t të lidhur me trafikun e drogës, nga i vëllai, te Saimir Tahiri”, tha Paloka.

 ??  ?? Video e publikuar dje nga PD për arrestimin e protestues­ve kuksianë
Video e publikuar dje nga PD për arrestimin e protestues­ve kuksianë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania