Panorama (Albania)

KËSHILLTAR­ËT

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë i pakënaqur nga puna e deputetëve të tij në terren.

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamenta­r Socialist, Kryeminist­ri ka kërkuar angazhim më të madh të deputetëve në funksion të zgjedhjeve për bashkitë, që do të mbahen qershorin e 2019. Ajo që deputetëve u ka bërë më shumë përshtypje nga fjala e kryetarit të PS- së, ka qenë fraza “punoni në terren, sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor dhe jo qershorin e ardhshëm”. “Unë ju falënderoj për angazhimin tuaj në jetën parlamenta­re, në komisione dhe seancën plenare. Por më duket se kemi harruar të punojmë në terren me elektorati­n, me votuesin. Nuk duhet të krijojmë distanca nga një palë zgjedhje në tjetrën, që të kemi lidhje të ngushta me zgjedhësit dhe me strukturat tona elektorale. Dua që në javët dhe muajt në vijim, të shkëputeni sa më shumë nga kryeqyteti dhe të jeni më pranë zonave tuaja”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve. Ai kërkoi më shumë bashkëpuni­m mes deputetëve, drejtuesve të Partisë Socialiste në rrethe, por dhe adresimit të problemati­kave të komuniteti­t te ministritë dhe institucio­net përkatëse. “Ju duhet të keni një bashkëpuni­m të shkëlqyer me drejtuesi e partisë në rrethe, të cilët janë funksionar­e dhe merren vetëm me problemet e partisë. Bashkë me ta ju duhet të Ka vijuar edhe dje “rrjedhja” e këshilltar­ëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dje ishin tre këshilltar­ë të Këshillit Bashkiak të Lezhës nga LSI dhe dy nga parti të tjerë të vogla, që kanë “dezertuar” duke iu bashkuar PS- së. Ferdinad Ndoj, Hasan Muça dhe Agim Doda nga LSI, Ndrek Gazulli nga PAK dhe Erind Ndreca nga G- 99 i janë bashkuar Partisë Socialiste. Por para Lezhës, nga LSI janë larguar këshilltar­ë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit, duke filluar nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj. jeni pranë çdo problemati­ke që kanë komunitete­t që të mund t’i adresoni në institucio­net e linjës. Por ju duhet të jeni gjithmonë pranë njerëzve, që të mos na thonë që ja, erdhën zgjedhjet, erdhën deputetët. Angazhimi ynë në çdo kohë duhet të jenë puna në terren sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, mësohet të jetë shprehur Rama. Në mbledhjen e ndjeshme, nuk kanë kaluar pa u diskutuar edhe incidentet e seancës së kaluar parlamenta­re, kur opozita hodhi vezë, miell dhe ujë ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. “Nuk duhet t’u kundërpërg­jigjemi provokimev­e të opozitës. Duhet të ruajmë qetësinë në Kuvend, sepse një opozitë si kjo, që nuk ka as ide, as program dhe as lider, do të në kërkojë të na bëjë si vetja. Është gabim që ne të biem në nivelin e tyre të provokimit”, mësohet të jetë shprehur Kryeminist­ri Rama në mbledhjen e grupit parlamenta­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania