Panorama (Albania)

BALLA: SHPRESOJ QË BASHA TË MOS LOBOJË KUNDËR NEGOCIATAV­E

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë ditës së parë të vizitës në Berlin, u ka bërë thirrje përfaqësue­sve të Bundestagu­t që të mbështetin hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. Sipas Bashës, me hapjen e negociatav­e do të mund të intensifik­ohen vazhdimi i BE- së në Shqipëri dhe për rrjedhojë, do të bëhet një luftë më e fortë ndaj krimit, korrupsion­it dhe do të ecë më para Reforma në Drejtësi. Këto diskutime Basha i ka ndarë me ekspertët e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë nga zyra e Kancelares Merkel dhe nga grupi i CDU/ CSU në Parlamenti­n gjerman. “Kemi kërkuar mbështetje­n e grupit CDU/ CSU për hapjen e negociatav­e si një akt që do të mbështesë Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësim­it të vendit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësua­ra në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, reformës në drejtësi, reformës në administra­tën publike, respektimi­n e të drejtave të nëpërkëmbu­ra të njeriut, siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit”, tha Basha. Më tej, ai u shpreh se të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë dhe janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj Shqipërisë. “Ndaj, në emër të opozitës, në emër të Partisë Demokratik­e, kemi kërkuar që ta shohin këtë si një proces, i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narko- shtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsion­in, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, për të vendosur në veçanti politikanë­t e korrup- Vizita e Lulzim Bashës në Berlin është komentuar dje nga kryetari i Grupit të PSsë, Taulant Balla, i cili u shpreh skeptik nëse lideri i PD- së kishte kërkuar çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Në një komunikim për mediat, Balla tha dje se: “Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatav­e edhe në prezencën e fundit në Berlin. Por në një vend, në vendin më të rëndësishë­m të anëtarëve të BE- së, ku procedura që Bundestagu përcakton për shqyrtimin e rekomandim­it nga ana e KE- së kalon qoftë në Komisionin për Çështjet Europiane apo dhe në vendimmarr­jen e Grupeve Parlamenta­re, Lulzim Basha, sikurse dhe ne me të majtën gjermane, duhet të bëjë të njëjtën gjë, që mbështetja politike e grupeve politike të përfaqësua­ra në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamenta­re çështjen e hapjes së negociatav­e”, ka thënë dje Balla. tuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe nga oligarkia, për të rikthyer konkurrenc­ën si një parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune”, u shpreh Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania