Panorama (Albania)

VLAHUTIN: RAPORTI PËR PUNËT E MIRA TË QEVERISË

-

Pas vlerësimit të 5 prioritete­ve kryesore të vendosura nga Komisioni Europian, në vëmendje nga Brukseli do të jetë mbarëvajtj­a e Reformës në Drejtësi, e veçanërish­t procesi i vetingut. Sipas EUObserver, raporti prej 37 faqesh i progresit që ka bërë Shqipëria në këtë një vit e gjysmë, pasi për vitin 2017 nuk pati raport, thuhet se është bërë përparim në pesë prioritete­t kyçe. “Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatav­e me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioritete­ve kyçe dhe rezultatev­e konkrete gjatë vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”, thotë raporti i Komisionit. Në raport vlerësohet ecuria në Reformën në Drejtësi dhe aty reflektohe­n të gjitha zhvillimet kryesore, që nga nisja e procesit të vetingut. Komisioni përmend dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të profilit të lartë, mes të cilëve ishte edhe një gjyqtar i Gjykatës Kushtetues­e dhe ish- Kryeprokur­ori Adriatik Llalla.

Sipas Komisionit, reforma në administra­tën pub- Ambasadorj­a e BE- së në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha dje se Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatav­e në raportin që do publikohet të martën. “KE do të sjellë nesër provat për përpjekjet që ka bërë Shqipëria drejt integrimit dhe kështu qe kemi shumë përgatitje për të bërë për këtë çështje. Në raport do të vijnë konkluzion­et që konfirmojn­ë punët e mira që ka bërë qeveria”, tha Vlahutin. like për rritjen e profesiona­lizimit, efikasitet­it dhe sidomos depolitizi­mit të saj ka ecur me hapa të kënaqshëm. Duke u ndalur te korrupsion­i dhe krimi i organizuar, përfshirë këtu edhe kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, Komisioni vëren se gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje, por thotë se duhet më shumë punë për çmontimin e grupeve kriminale, ndëshkimin e krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave. “Përgjithës­isht ka pasur një progres gjatë kësaj periudhe, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit ( 2017). Shqipëria duhet të përshkallë­zojë punën në konfiskimi­n e pasurive kriminale dhe të vazhdojë me sekuestrim­in dhe shkatërrim­in e të gjithë hashashit të mbetur stok në vend. Bashkëpuni­mi mes Policisë dhe Prokuroris­ë ka vend për përmirësim dhe ka pasur pak progres në çmontimin e grupeve kriminale, numri i të dënuarve si koka të grupeve kriminale vazhdon të jetë shumë i ulët. Më shumë përpjekje nevojiten në luftën kundër pastrimit të parave, për goditjen e aseteve kriminale dhe të pasurive të pajustifik­uara”, thuhet më tej në raport. Edhe sa i takon luftës kundër korrupsion­it, Komisioni njeh pak përparësi. “Progres domethënës u krye me amendimet e Kodit të Procedurës Penale. Një zinxhir organizmas­h antikorrup­sion, përfshirë edhe një prokuror të posaçëm pritet të ngrihen. Numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm u rrit në krahasim me periudhat e mëparshme. Ndëshkimi i korrupsion­it në rangun e zyrtarëve të lartë ndodhi përgjithës­isht në sistemin e drejtësisë, megjithatë, numri i të dënuarve mbetet mjaft i ulët. Korrupsion­i mbetet prevalues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, vëren KE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania