Panorama (Albania)

“Universite­tet, më shumë para për luks se për studentët”

-

Universite­tet shqiptare rezultojnë të jenë më pranë luksit sesa studentëve e shkencës. Ky është konkludimi i monitorimi­t të transparen­cës financiare për 6- mujorin e fundit në tre universite­te: atë të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Sipas të dhënave të siguruara nga organizata rinore “Qëndresa qytetare”, e cila ka realizuar edhe studimin, institucio­net e mësipërme nuk kanë shpenzuar asnjë lekë për studime dhe kërkime përgjatë periudhës shtator 2017- mars 2018. Por, kur vjen puna te zyrat, nuk mund të thuhet se s’ka pasur fonde. Më konkretish­t, “Aleksandër Moisiu” në Durrës rezulton të ketë shpenzuar 15 milionë lekë për pajisje zyrash për titullarët, ndërsa Universite­ti i Tiranës 39.268.777 lekë për likuidime të punonjësve të hequr padrejtësi­sht nga puna për faj të titullarëv­e. Në anën tjetër të medaljes janë studentët, për të cilët është shpenzuar 0 lekë. Nga analiza e transaksio­neve të institucio­neve të mësipërme del se UT- ja, ndonëse është universite­ti më i madh, ka shpenzuar rreth 4.5 herë më pak se dy të tjerët. Kjo, për shkak të ngërçit të krijuar midis rektorit dhe bordit të administri­mit. Situata e fundit ka çuar në rritjen e shpenzimev­e për zgjidhjen e këtyre problemati­kave në rrugë gjyqësore. Universite­ti i Tiranës rezulton të ketë shpenzuar 39.268.777 lekë për shpenzime gjyqësore, ai i Durrësit 7.5 milionë, ndërsa universite­ti i Elbasanit 0 lekë. Nisur nga kjo situatë, “Qëndresa qytetare” i rekomandon Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokuroris­ë të ndërhyjnë menjëherë nëpërmjet auditimit ligjor për të zbutur shpenzimet abuzive të pajustifik­uara dhe të realizuara jashtë kategorive të parashikua­ra në buxhet, ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të monitorojë dhe instruktoj­ë skemën e shpërndarj­es së të ardhurave në investime dhe shërbime në bazë të një modeli të paracaktua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania