Panorama (Albania)

Policia Bashkiake, Veliaj: Kemi ndryshuar cilësinë e shërbimit

-

Policia Bashkiake, në tre vitet e fundit ka ndryshuar jo vetëm imazhin, por edhe cilësinë e shërbimit. I këtij mendimi është kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. “Gjenerata e policëve bashkiakë nuk ka ndryshuar vetëm imazhin, por mbi të gjitha cilësinë e shërbimit. Gjithmonë ka njerëz që mundohen të gjejnë një cen te Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake. Por, po të shohim sa rrugë kemi bërë dhe ku e morëm si shtetin, si qytetin, them se më e mira është përpara. Kemi bërë mjaftueshë­m për t’i rrahur shpatullat njëritjetr­it edhe për ta falënderua­r”, u shpreh ai një ditë më parë gjatë aktiviteti­t për certifikim­in e 25 punonjësve të parë nga Akademia e Sigurisë. Me këtë rast, Veliaj reklamoi edhe punën e policëve të shtetit, që së bashku me ata të bashkisë, e kanë ndryshuar për mirë nivelin e sigurisë në kryeqytet. “Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perëndimor, është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandaliz­uara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojn­ë semaforin, vijat e bardha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë”. Në bazë të marrëveshj­es së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, efektivët e Policisë Bashkiake po ndjekin një program mësimor që do të formojë dhe zhvillojë më tej aftësitë teoriko- profesiona­le, në shërbim të qytetarëve.

 ??  ?? Veliaj, dje në certifikim­in e policëve bashkiakë
Veliaj, dje në certifikim­in e policëve bashkiakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania