Panorama (Albania)

Avokati i Llallës për hetimet: Nëse ka, janë të parregullt­a

Prokuroria e Durrësit: Llalla po hetohet për 4 vepra penale

- Shkëlzen Berisha

Edhe pse burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit kanë konfirmuar procedimin penal ndaj ish- Kryeprokur­orit Adriatik Llalla, avokati i tij, Sokol Hazizaj, thotë se nuk është vënë në dijeni të një hetimi të tillë.

Ditën e djeshme, Hazizaj foli për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda ku tha se nuk kishte marrë informacio­n në lidhje me hetimet ndaj Llallës. Ai shtoi se nëse ka vërtet një hetim, atëherë ai është i parregullt. “Sa kohë që në cilësinë e mbrojtësit ligjor nuk kam marrë informacio­n për nisjen e një procedimi penal, ose hetimi ndaj shtetasit Adriatik Llalla, nuk mund të them që ka nisur ose jo. Kjo është rruga ligjore dhe çdolloj dyshimi mbi këtë, e çon procesin në parregulls­i”, ka thënë Hazizaj ditën e djeshme. Mirëpo, pavarësish­t se avokati pretendon që s’ka marrë informacio­n nga Prokuroria e Durrësit për hetime ndaj Llallës, kjo e fundit ka nisur hetimet që në mars. “Panorama” mëson nga burime zyrtare në Prokurorin­ë e Durrësit se ish- numri një i organit të Akuzës po hetohet për katër vepra të ndryshme penale. Të njëjtat burime saktësojnë se procedimi penal ndaj Llallës ka nisur më 15 mars të këtij viti. Veprat penale për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklari­m, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, “mosdeklari­m të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”, të parashikua­r nga nenet 257/ a, 179/ a, 287 dhe 248 të Kodit Penal. Deri më tani, dihet se ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave dhe se ka mospërputh­je sa i përket shumave të deklaruara. Vetë ish- Kryeprokur­ori hoqi dorë nga privilegji ligjor për t’u zgjedhur gjyqtar në Apelin e Tiranës pas përfundimi­t të mandatit të tij në krye të Prokuroris­ë dhjetorin e shkuar. Në këtë mënyrë, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, me vendimin e datës 16.02.2018 vendosi që të ndërpresë procesin e rivlerësim­it ndaj tij. Mirëpo, një muaj më pas, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedim penal për ish- Kryeprokur­orin. Edhe vetë Kryeprokur­orja Marku, në një intervistë televizive dhënë së fundmi, nuk e mohoi skenarin e hetim- it të ish- Kryeprokur­orit. Së fundmi, Prokuroria e Durrësit ka marrë të gjitha deklaratat e pasurisë së Llallës dhënë në ILDKPKI dhe ka konstatuar probleme në to. Sa i përket veprës penale të pastrimit të parave, ka dyshime për shitjen e disa pronave të Llallës dhe për vlerat reale që ishKryepro­kurori ka përfituar nga to. Në lidhje me shpërdorim­in e detyrës, burimet thonë se në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, kanë mbërritur me dhjetëra denoncime nga qytetarë dhe persona të tjerë, qoftë zyrtarë të administra­tës apo nëpunës të drejtësisë për shkelje në detyrë të ish- Kryeprokur­orit. Të gjitha këto raste denoncimes­h janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Durrësit. Ambasada e SHBAve në Tiranë ia refuzoi vizën Llallës dhe bashkëshor­tes së tij dhe në fillim të këtij viti, Departamen­ti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, ku shpjegonte se revokimi i vizës ishte firmosur edhe nga ish- Sekretari i Shtetit Tillerson, pasi kishte dyshime se Llalla ishte i korruptuar. Përpara kësaj, Llalla ka pasur përplasje me ambas- adorin amerikan Donald Lu. Ky i fundit e akuzoi se po punonte kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa Llalla iu përgjigj duke thënë se ambasadori po ushtronte presion të madh ndaj Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Lajmin për hetimin e Llallës e konfirmoi në fillim të muajit të kaluar edhe një burim diplomatik për “Deutsche Welle”. Dosja e tij ka kaluar në Durrës, për të shmangur ndonjë konflikt interesi me Krimet e Rënda dhe Prokurorin­ë e Tiranës.

 ??  ?? Avokati, Sokol Hazizaj
Avokati, Sokol Hazizaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania