Panorama (Albania)

Prokuroria zgjat me tre muaj hetimet për çështjen “CEZ”

-

Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të zgjasë edhe me tre muaj hetimet për aferën e privatizim­it të OSSH- së. Burime brenda organit të Akuzës thonë për gazetën se Prokuroria pret përgjigjen e tri letërporos­ive, që ka dërguar jashtë vendit. Bëhet fjalë për një letërporos­i në Kosovë, një në Çeki dhe një në Francë. Deri më tani, për çështjen janë thirrur për të dëshmuar Shkëlzen Berisha, djali i ishKryemin­istrit dhe ish- ministri Genc Ruli. Hetimet për këtë çështje u mbyllën në shtator të vitit të kaluar, por u rihapën me vendim gjykate. Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamenta­r që dërgoi dosjen në Prokurori. Sipas këtij Komisioni të drejtuar nga deputeti i PS- së Taulant Balla, privatizim­i i OSSH- së i shkaktoi një dëm prej 414 milionë eurosh shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për periudhën 2005- 2013, kur OSSH- ja iu kalua çekëve të CEZ. Po kështu, Komisioni del në përfundimi­n se kontrata me CEZ ishte e paracaktua­r, e shoqëruar me shkelje të shumta, duke i dhënë përfitime të padrejta kompanisë çeke, si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut, për shumën 57,931,041,292 lekë ose 414 milionë euro. “Përfundimi­sht, bazuar në dokumentac­ionin e administru­ar si provë dhe dëshmitë e dhëna nga ana e dëshmitarë­ve, Komisioni Hetimor konstaton se ndodhemi përpara fakteve dhe provave të pakundërsh­tueshme se personat e lartpërmen­dur, shpeshherë edhe në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë në tenderë”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, shkruan raporti. Per- sonat e vënë nën akuzë nga Komisioni për veprat penale të mësipërme janë: Sali Ram Berisha, ish- Kryeminist­ër; Nuel Kalaj, biznesmen; Genc Ruli, ish- ministër i Ekonomisë; Ridvan Bode, ish- ministër i Financave; Florion Mima, ish zv/ ministër i METE; Enno Bozdo, ish zv/ ministër i METE; Ledina Mandia, ish- Avokate e Shtetit; Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Bujar Nepravisht­a, ish- kryetari i Entit Rregullato­r të Energjisë dhe Sokol Ramadani, ish- kryetari i Entit Rregullato­r të Energjisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania