Panorama (Albania)

Sherr gjatë lojës së pokerit në Vlorë, plagosje me armë zjarri

-

VLORE- Plagosje me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja është regjistrua­r dje rreth orës 16: 30 në lagjen "Rilindja". Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gërbi, 51 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjika­le për heqjen e plumbit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 51- vjeçari është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, në katin e dytë të një ndërtese në lagjen "Rilindja", e cila shërben si lokal, por një pjesë e saj edhe si sallë lojërash pokeri. Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur për mo- tive të dobëta, pas një grindjeje mes 51- vjeçarit dhe një tjetër personi, i cili është ende i paidentifi­kuar nga Policia e Vlorës. Ata kanë qenë në të njëjtën tavolinë duke luajtur së bashku poker, kur papritmas ka nisur grindja mes tyre. Bazuar edhe në dëshminë e disa klientëve të lokalit, autori është dëgjuar teksa bërtiste i pakënaqur për lojën duke pretenduar për hile me letrat. Gjatë debatit mes tyre, ai ka nxjerrë një armë zjarri, të cilën e mbante të fshehur në rroba dhe ka qëlluar drejt Gërbit, duke e lënë atë të pla- gosur. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar duke humbur gjurmët. "Më datë 16.04.2018, në lagjen ' Rilindja', është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person i paidentifi­kuar shtetasi A. G., 51 vjeç. Shtetasi është transportu­ar në Spitalin Ra- jonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifiki­min e kapjen e autorit", thuhej në njoftimin e Policisë. Në vendngjarj­e uniformat blu dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për identifiki­min e autorit.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania