Panorama (Albania)

Yildirim, grekëve: Mos provokoni, Turqia mund të përgjigjet Qeveria greke: Nuk kemi njohuri për incidentin, kujdes me deklaratat

-

Turqia paralajmër­oi Greqinë të hënën, që të përmbahet nga provokimet, pasi një flamur grek ishte vendosur në një ishull të diskutuesh­ëm dhe të pabanuar në detin Egje. Kryeminist­ri i Turqisë, Binali Yildirim, u tha gazetarëve se rojat bregdetare turke kishin hequr flamurin grek nga ishulli jashtë brigjeve të vendpushim­it Didi, në Egje. Yildirim tha se incidenti ngjante me atë të vitit 1996, kur dy aleatët e NATO- s hynë në luftë për ishujt e pabanuar, të njohur si Imia në greqisht dhe Kardak në turqisht, të cilët pre- tendohen si nga Turqia, edhe Greqia. “Këshilla jonë për Greqinë do të ishte të qëndronin larg provokimev­e dhe agjitacion­eve”, tha Yildirim, duke shtuar se Turqia ishte e vendosur të jepte përgjigjen e nevojshme për veprime të tilla. Pavarësish­t se kanë kaluar dy dekada me përpjekje për të përmirësua­r marrëdhëni­et, Greqia dhe Turqia kanë një rritje të tensioneve gjatë javëve të fundit mbi kufijtë e kontestuar të Egjeut, si dhe mbi të drejtat e shpimit të naftës dhe gazit jashtë ishullit të ndarë të Qipros. I pyetur rreth incidentit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me vizitën e shefit të NATO- s, ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu, akuzoi ministrin grek të Mbrojtjes, kreu i Partisë Nacionalis­te greke, për rritjen e tensioneve në Detin Egje. Në Athinë, zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzannakopu­los, tha se qeveria nuk kishte njohuri për incidentin dhe i përshkroi vërejtjet e Yildirimit si provokuese dhe të dënueshme. “Mendoj se zoti Yildirim duhet të jetë më i kujdesshëm”, tha Tzannakopu­los duke shtuar se: “Ne i bëjmë thirrje Turqisë të kthehet në rrugën e respektit për të drejtën ndërkombët­are ... Ata duhet të marrin një iniciativë për të ulur tensionin”.

 ??  ?? Anije turke dhe skaf grek pranë ishujve të debatuar
Anije turke dhe skaf grek pranë ishujve të debatuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania